Berisha e çoi në gjyq për shpifje, eksperti amerikan: Blinken gëzon imunitet!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se Shteti ligjor duhet të mbizotërojë dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ajo i bëri këto komente për gazetarët në Vlorë, ndërsa u pyet rreth situatës në lidhje me vendimin e Departamentetit amerikan të Shtetit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit deklaroi një ditë më parë se do të ngrinte padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pranë një gjykate franceze, por ekspertë ligjorë ngrejnë dyshime mbi juridikionin e saj ndaj një cështjeje të tillë

E ndodhur në Vlorë së bashku me ministrin shqiptar të Mbrojtjes Niko Peleshi, për të ndjekur stërvitjen e madhe amerikane Defender 21, ambasadorja amerikane Yuri Kim, nuk mund t’i shmangte pyetjet mbi temën që ka mbizotëruar tre ditët e fundit opinionin në Shqipëri, vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken për t’i ndaluar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara ish presidentit dhe ish kryeministrit shqiptar Sali Berisha, për shkak të korrupsionit në shkallë të lartë.

Të lidhura

None found

Zonja Kim deklaroi se nuk kishte çfarë t’i shtonte asgjë asaj çfarë kishte thënë vetë Sekretari i Shtetit. Por insistimit të gazetarëve ajo ju përgjigj duke thënë se “mesazhi është se Shqipëria po ndryshon, është një anëtare e Natos, do të jetë anëtare e BE-së. Shqipëria është një aleate dhe një mike e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të mbizotërojë. Duhet të jetë një vend i pastër dhe një vend i pasur. Për të arritur aty, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditëve të pandëshkueshmërisë duhet t’ju vijë fundi”

Një ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha njoftoi se ka vendosur të hapë një proces gjyqësor për “shpifje”, ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pasi “për arsye që janë tërësisht të panjohura për mua, Sekretari i Departamentit të Shtetit ka publikuar dje, pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur, më shpifëse, vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim”.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha dje Zërit të Amerikës se “nuk janë në dijeni të ndonjë padie gjyqësore”, ndërsa nga ana e saj sot, ambasadorja Kim, u tregua gati mospërfillëse ndaj një cështjeje të tillë kur ju përgjigj gazetarëve, se “nuk e kam idenë se për çfarë po flisni”.

Zoti Berisha shpjegoi se ai ka angazhuar një ndër avokatët e njohur francez Battonier Jean Yves Leborgne dhe se padia do të ngrihet para Gjykatës Korreksionale të Parisit, për shpifje publike.

Në sistemin e drejtësisë franceze, Gjykata Korreksionale është thjesht një nga tre dhomat të cilat përbëjnë Gjykatën e Shkallës së parë. Si e tillë mbetet e paqartë se çfarë klauzolash do të mund të shfrytëzoheshin për të hapur një proces, ku asnjëra nga palët, as paditësi dhe as i padituri nuk janë shtetas francezë, dhe kur asnjë element i çështjes nuk lidhet me Francën.

Edhe eksperti amerikan i së drejtës ndërkombëtare Paul Williams, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Amerikan në Uashington, i tha Zërit të Amerikës se “Sekretari i Shtetit Tony Blinken gëzon imunitet për veprimet zyrtare. Në Shtetet e Bashkuara, gjykatat nuk ndërhyjnë në politikën e jashtme. Nuk e di se çfarë do të thoshin gjykatat franceze, përveçse që kjo është një mosmarrëveshje midis një jo-shtetasi dhe një shteti të huaj, kështu që ata nuk do të kishin juridiksion” mbi një çështje të tillë, nënvizoi zoti Williams./ VOA

të fundit

“Can You Give Us These Girls for One Night?” – Witnesses Recount How Clash That Left Three Injured Began

Në Gjykatën e Prizrenit ka vazhduar të enjten, më 23.07.2026, gjykimi ndaj Elijon Hoxhajt, Erion Susurit, Arbër Hoxhajt dhe Orhan…

1 hour ago

VIDEO/ Krist Prenga prezantohet në ring përpara duelit historik me Anthony Joshuan: Nga Mirdita në Jeddah, me Shqipërinë në zemër

Kristian Prenga dhe Anthony Joshua Më 25 korrik, Kristian Prenga do të zhvillojë përballjen e madhe në ring ndaj Anthony…

2 hours ago

Karim Adeyemi te Barcelona, talenti i jashtëzakonshëm përballë rrezikut për të mos prekur majat

Transferimi i Karim Adeyemit te Barcelona është pritur me entuziazëm, por në Gjermani vazhdojnë të ekzistojnë dyshime nëse sulmuesi do…

2 hours ago

“A na jep këto çika për një natë?” – Dëshmitaret tregojnë si filloi përplasja që la tre persona të plagosur

Në Gjykatën e Prizrenit ka vazhduar të enjten, më 23.07.2026, gjykimi ndaj Elijon Hoxhajt, Erion Susurit, Arbër Hoxhajt dhe Orhan…

2 hours ago

Bushati: Rama Has Realized His Time Is Up, So He Is Behaving Like a Satrap Who Clings to Power Through Violence

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Edi Rama po e mban pushtetin…

2 hours ago

European Union Imposes Tough Sanctions on Russia, Kallas: We Are Pressuring It to End the War

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke e bërë atë më të ashpër…

2 hours ago