Ditën e sotme, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nisi një vizitë zyrtare në Kalabri, me ftesë të “Institutit Rajonal për Komunitetet Arbëreshe”.
Kreu i Shtetit, ka parashikuar një seri takimesh me banorë të komunave arbëreshe dhe autoritetet drejtuese italiane.
Ky është turi i dytë i vizitës zyrtare pas asaj të zhvilluar tetorin e shkuar, ku u diskutuan nisma për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës arbëreshe.
Kjo vizitë përkon me 100-vjetorin e Anselmo Loreccio-s, një nga figurat e larta arbëreshe, veprimtar i çështjes shqiptare që përbashkoi atdhetarët e Rilindjes Shqiptare.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit do të marrë pjesë në inaugurimin e vendosjes së monumenteve të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, në ato komuna ku ky simbol ka munguar deri tani, në vijimësi të përpjekjes për të materializuar historinë identitare të kombit e për ta përçuar atë të brezat e ardhshëm.
Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…
Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…
Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin së fundmi mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në…