Categories: Uncategorized

Basha në Londër, takohet me Lordin Richards: Folëm për luftën e SPAK ndaj korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë në Londër gjatë ditës së sotme. Ai është takuar me Lordin David Richards.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Basha përmes një reagimi në Facebook, ku ka ndarë edhe fotografi nga takimi.

Në postimin e tij Basha shkruan se në takim u fol për përpjekjet e SPAK-ut, në luftën kundër korrupsionit dhe domosdoshmërinë për të çuar përpara drejtësisë këdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve.

Ai shtoi se u fol gjithashtu edhe për agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar ai.

Reagimi i Bashës:

Kënaqësi të takoja sot në Londër, Lordin David Richards së bashku me sekretarin për Sigurinë Kombëtare dhe koordinimin Euro-Atlantik në PD, Xhemal Gjunkshin.  Gjatë takimit diskutuam për një sërë sfidash me të cilat po përballet Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe komuniteti Euro-Atlantik sot.

U ndalëm tek përpjekjet e SPAK-ut, në luftën kundër korrupsionit dhe domosdoshmërinë për të çuar përpara drejtësisë këdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve. E informova mbi propozimin tonë të depozituar tashmë në parlament për vetting-un e politikanëve, një nismë që synon të largojë nga politika politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Diskutuam për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, dhe sfidat aktuale pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, përpjekjet e vazhdueshme për ndarjen dhe destabilizimin e Bosnje Hercegovinës nga Dodic dhe koalicioni i ri qeverisës në Malin e Zi, ku në përbërje të saj janë persona të njohur për qëndrimet e tyre destruktive dhe lidhjet me Moskën. Theksova domosdoshmërinë, që Kosova të nisë sa më parë procesin e anëtarsimit në NATO dhe në funksion të paqes së qëndrueshme në rajon, hapjen e këtij procesi përmes heqjes së pengesave nga 4 vendet anëtare që akoma nuk e kanë formalizuar njohjen e saj.

U ndalëm edhe te agresioni rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar ai. Lordi Richards mirëpriti avancimin e rezolutës mbi Mbështjen e Rindërtimin të Ukrainës, në Këshillin e Europës.

E falenderova Lordin Richards për kontributin që Britania e Madhe ka dhënë për Shqipërinë në momente të rëndësishme për vendin. Partia Demokratike duke e konsideruar Britaninë e Madhe një aleat strategjik, është e angazhuar që me miqtë e saj në këtë vend, të kontribuojë për avancimin e të drejtave të shqiptare kudo ku ata jetojnë.

të fundit

Kishte dalë me shokët dhe u aksidentua/ Prej 20 ditësh 30-vjeçari Jurgen Karaj i zhdukur, flet vëllai i tij: Dua ta gjej që ta di ku ta qaj…

Këtë të enjte, Endrit Karaj, vëllai i 30-vjeçarit Jurgen Karaj, trupi i të cilit vijon i zhdukur prej 20 ditësh…

31 minutes ago

Sherr i rëndë në Sarandë, plagosen dy persona (EMRAT)

Mbrëmjen e djeshme, një sherr për motive të dobëta ka degjeneruar në përdorim të thikës, duke lënë dy persona të…

54 minutes ago

Fillimi i gjykimit ndaj Thaçit dhe tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë shtyhet për 27 shkurt

Fillimi i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smkajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për vepra penale kundër administrimit…

1 hour ago

Lorna shpërthen pas daljes nga BBVA: Hija ime ende është aty

Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Lorna, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, disa ditë pasi ka lënë…

1 hour ago

Akuza për korrupsion/ SPAK dërgon për gjykim ish-drejtuesin e Prokurorisë Sarandë, një avokat dhe dy biznesmenë (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës…

1 hour ago

Pas shkarkimit të padrejtë nga puna, Florian Agalliu fiton gjyqin ndaj RTSH-së

Moderatori i njohur Florian Agalliu ka shënuar një fitore të rëndësishme në betejën ligjore ndaj Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Ai…

2 hours ago