Uncategorized

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Gjykata lë në burg 5 organizatorët

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 5 të akuzuarit si organizatorë të atentatit ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja.

Bashkim Haxhija, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku dhe Juljan Pjetri dolën sot para gjykatës ku iu komunikua masa arrest me burg.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se Ndoja në nëntor të vitit 2019, mbeti i plagosur me armë zjarri dhe rezulton se ka qenë me shtetasin A. L., ky i fundit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, sipas DISK.

Gjatë seancës së Vettingut, Ndoja është shprehur se atentati  ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes nga ana e qeverisë.

Pak  ditë para sulmit kryeministri Edi Rama hodhi akuza në emër të tij, duke thënë se po favorizon grupet kriminale në Durrës.

Në lidhje me dosjet hetimore që thuhet se u gjetën në makinën që iu bë atentat, ai tha se kjo është një akuzë e rëndë duke theksuar se më herët në prokurorinë e Durrësit janë vjedhur dosje dhe kompjuterë.

“Para se të vdiste, Andi Maloku tha se dosjet ishin për personin s.d dhe do t’ia çonte atij“, tha Ndoja.

Prokurori Arjan Ndoja u targetua në fillim të tetorit të 2019 nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe se po i shërbente krimit të organizuar me urdhër-arrestin e lëshuar ndaj drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.

Ndërkohë më herët, Ndoja është hetuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, por akuzat ndaj tij u rrëzuan nga Prokuroria./albeu.com

 

të fundit

Mbappe nga penalltia çon Francën në çerekfinale, Paraguai mposhtet 1-0 pas një sfide të vështirë

Franca ka prerë biletën për në çerekfinalen e Kampionatit Botëror, pasi mposhti Paraguain me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e…

5 hours ago

Tuchel në stol, por jo një Angli e re: “Tre Luanët” vijojnë të ngjajnë me ekipin e Southgate

“Futbolli po kthehet sërish në shtëpi, me Tommy Tuchel”, ishte kënga që dëgjohej jashtë stadiumit në Atlanta, ndërsa mijëra tifozë…

6 hours ago

Diaspora turns out in extraordinary numbers, protesters arrive at Police Station No. 3: Free the boys! Arrest Rama

Protestuesit kanë mbërritur në komisariatin 3, ku ndodhen personat e ndaluar pas protestës që u mbajt disa ditë më parë…

6 hours ago

Diaspora brings Tirana to a standstill, flares lit during march as protesters create an atmosphere in the capital’s streets

“Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën e zhvilluar këtë të shtunë…

6 hours ago

Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia ne çift do jete shume…

6 hours ago

Diaspora me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat! Arrestoni Ramën

Protestuesit kanë mbërritur në komisariatin 3, ku ndodhen personat e ndaluar pas protestës që u mbajt disa ditë më parë…

7 hours ago