Arrestime të bujshme në Malin e Zi: Po planifikonin vrasjen e disa prokurorëve!

Mediat në rajon raportojnë për një valë arrestimesh në Malin e Zi të personave që dyshoheshin se kishin në plan të vrisnin disa zyrtarë publikë.

Urdhëri i arrestit është dhënë nga Zyra e Prokurorit Special të Shtetit cituar nga televizioni shtetëror malazez.

Sipas gazetës “Vijesti” personat e arrestuar janë pjesë e një grupi të afërt me klanin Skaljar, që u vu nën akuzë para disa ditësh nga presidenti serb, Aleksander Vuçiç, si përgjegjës për disa vrasje.

Milan Brajovic nga Danilovgradi, Zoarn Perovic dhe Dusan Boljevic nga Podgorica, Nino Korac nga Berane, Aleksandar Roncevic dhe Stefan Micic nga Bari ndërkohë që është shpallur në kërkim intensiv një person me rezidencë në Kotorr.

Dy anëtarë të bandës, Stefan Djukic dhe Emil Tuzovic ndodhen në një burg ukrainas për tentativë vrasjeje.

Objektivi i grupit për momentin ishte gjyqtarja Biljana Uskokovic që aktualisht drejton një hetim kundër Stefan Djukic, nën akuzë për vrasje dhe tentativë vrasjeje, ndërkohë që shënjestra të tjera mendohet se kanë qenë Shefi i Prokurorisë Speciale, Milivoje Katnic, Prokurori Sasa Cadjenovic, ish-ndihmës drejtori i Policisë, Zoran Lazovic, djali i tij Petar që punon në Shërbimin Sekret malazez.

të fundit

Shpërthim i fluksit të emigrantëve në Kretë, në një ditë mbërrijnë mbi 80 refugjatë

Mbi 800 emigrantë kanë mbërritur brenda vetëm një dite në Kretë dhe Gavdos, duke vendosur në pikë kritike kapacitetet e…

45 minutes ago

“Standarde të dyfishta”/ Katari: Thirrje bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Izraelit

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdelrahman al-Thani, i bëri thirrje sot bashkësisë ndërkombëtare që të “ndalojë së përdoruri standarde të…

1 hour ago

Horoskopi 15 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot përkushtimi ndaj partnerit do të thellohet, duke krijuar mundësi për…

1 hour ago

Partia CDU kryeson në zgjedhjet lokale në landin NRW/ SPD e dyta, AfD në vendin e tretë

Parashikimet e para konfirmuan përafërsisht rezultatet e parashikimeve parazgjedhore. Sipas njoftimeve të stacionit WDR, CDU-ja doli fituese e zgjedhjeve lokale…

1 hour ago

Shkrumbohet makina me targa rumune në Ksamil

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme nëKsamili. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit,…

2 hours ago

Angelina Jolie tregon se marrëdhënien s*ksuale më të mirë e ka kryer gjatë filmit me këtë aktor

Aktorja e famshme amerikane, Angelina Jolie, ka treguar një detaj të veçantë për kohën kur xhiroi filmin “The Bone Collector”…

2 hours ago