Categories: sportUncategorized

Antonio Conte i jep zemër Italisë: Me Belgjikën fitojmë ne

Pesë vjet më pas, do të jetë sërish Itali-Belgjikë në Europian. Nëse sfida e kësaj së premteje vlen biletën e gjysmëfinaleve të Euro 2020, ajo e 1862 ditëve më parë ishte ndeshja e parë e Euro 2016 dhe trajneri i Italisë në atë kohë, Antonio Conte, e kujton mirë. Ashtu si edhe trajneri që çoi titullin tek Interi, edhe Mancini ka punuar shumë me frymën e grupit dhe lojën kolektive dhe, ndonëse modulet që përdorin janë të ndryshme, edhe këtë vit është forca e grupit që bën diferencën te të kaltrit. Pesë vjet më pare, përfundoi 2-0 për Italinë, falë golave të Giaccherinit e Pellesë dhe të premten mund të përsëritin këtë arritje, gjithmonë sipas Contes, që në analizën e tij, pavarësisht përkatësisë, përpiqet të jetë profesional.

“Më lini të bëj italianin ose më mirë teknikun italian. Nuk bëhet fjalë vetëm për patriotizëm, por për bindje të bazuar për atë ç’kam parë deri më tani jo si tifoz, por si trajner. Kundër Belgjikës e luajmë si të barabartë, mund t’i vëmë në vështirësi, t’i mposhtim dhe të ecim përpara”.

Të lidhura

None found

Pas disa analizave të përgjithshme në lidhje me Euro 2020, trajneri më pas kthehet sërish te çerekfinalja e Italisë së tij.

“Fitoret në grup kanë evidentuar një cilësi që menjëherë na bëri të shpresojmë. Ndeshja me Austrinë, një skuadër me potencial dhe fizike, që na vuri në provë të fortë, evidentoi aftësinë tonë për të vuajtur dhe për të qenë kompaktë në momente vështirësie. Lodhja për të arritur fitoren mund të ketë qenë më e dobishme se sa një sukses i lehtë”.

Ndërkohë, në analizën e tij, Antonio Conte nuk e konsideron Belgjikën, aq të frikshme sa ç’mund ta mendojë shumëkush, edhe pse vlerësimi natyrisht nuk mungon.

“Belgjika është një skuadër e fortë në individë dhe kolektiv. Lukaku është një forcë e natyrës, bën repart i vetëm, por mungesa e mundshme e De Bruyne apo Hazard të premten mund të ndryshojë ekuilibrat. Vlerësoj shumë trajnerin Martinez për punën që ka bërë në këto vite, por paraqitja ndaj Portugalisë nuk më bindi plotësisht, si në fazën e agresivitetit në sulm, si në aspektin mbrojtës. Me siguri që mund t’i vënë në vështirësi nga krahët dhe në mesfushë do të jetë vendimtar tempizmi i lojës që di të japë Jorginho. Por Mancini nuk ka nevojë për këshilla, në nivel taktik trajnerët italianë dinë t’i përgatitin ndeshjet si pak të tjerë. Roberto do të hedhë në fushë një skuadër që do të dijë të menaxhojë çdo situatë”.

të fundit

Shkrumbohen katër betoniere në Dukat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, policia nis hetimet

Katër betoniere janë përfshirë nga flakët gjatë natës në një kantier ndërtimi në fshatin Dukat, ndërsa policia dyshon se bëhet…

5 minutes ago

Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohen 7 persona në Laç

Finalizohet operacioni i koduar “Perimetri 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe organizimit të kundërligjshëm…

22 minutes ago

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut/ BMW-ja përplaset me një kamion, raportohet për katër viktima

Gjatë natës, një aksident i rëndë dhe me pasoja tragjike ka ndodhur në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, Të paktën katër persona kanë…

54 minutes ago

Presidenti Trump: SHBA do të dërgojë edhe 5 mijë ushtarë shtesë në Poloni

Presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 5 mijë ushtarë shtesë në Polonia.…

1 hour ago

Kryeministri Rama: Më 26 maj Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, çelet faza përmbyllëse e negociatave

Këtë të premte, me anë të një postimi në "Facebook", kryeministri Edi Rama, reagoi lidhur me procesin e integrimit europian…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…

2 hours ago