Categories: sportUncategorized

Antonio Conte i jep zemër Italisë: Me Belgjikën fitojmë ne

Pesë vjet më pas, do të jetë sërish Itali-Belgjikë në Europian. Nëse sfida e kësaj së premteje vlen biletën e gjysmëfinaleve të Euro 2020, ajo e 1862 ditëve më parë ishte ndeshja e parë e Euro 2016 dhe trajneri i Italisë në atë kohë, Antonio Conte, e kujton mirë. Ashtu si edhe trajneri që çoi titullin tek Interi, edhe Mancini ka punuar shumë me frymën e grupit dhe lojën kolektive dhe, ndonëse modulet që përdorin janë të ndryshme, edhe këtë vit është forca e grupit që bën diferencën te të kaltrit. Pesë vjet më pare, përfundoi 2-0 për Italinë, falë golave të Giaccherinit e Pellesë dhe të premten mund të përsëritin këtë arritje, gjithmonë sipas Contes, që në analizën e tij, pavarësisht përkatësisë, përpiqet të jetë profesional.

“Më lini të bëj italianin ose më mirë teknikun italian. Nuk bëhet fjalë vetëm për patriotizëm, por për bindje të bazuar për atë ç’kam parë deri më tani jo si tifoz, por si trajner. Kundër Belgjikës e luajmë si të barabartë, mund t’i vëmë në vështirësi, t’i mposhtim dhe të ecim përpara”.

Pas disa analizave të përgjithshme në lidhje me Euro 2020, trajneri më pas kthehet sërish te çerekfinalja e Italisë së tij.

“Fitoret në grup kanë evidentuar një cilësi që menjëherë na bëri të shpresojmë. Ndeshja me Austrinë, një skuadër me potencial dhe fizike, që na vuri në provë të fortë, evidentoi aftësinë tonë për të vuajtur dhe për të qenë kompaktë në momente vështirësie. Lodhja për të arritur fitoren mund të ketë qenë më e dobishme se sa një sukses i lehtë”.

Ndërkohë, në analizën e tij, Antonio Conte nuk e konsideron Belgjikën, aq të frikshme sa ç’mund ta mendojë shumëkush, edhe pse vlerësimi natyrisht nuk mungon.

“Belgjika është një skuadër e fortë në individë dhe kolektiv. Lukaku është një forcë e natyrës, bën repart i vetëm, por mungesa e mundshme e De Bruyne apo Hazard të premten mund të ndryshojë ekuilibrat. Vlerësoj shumë trajnerin Martinez për punën që ka bërë në këto vite, por paraqitja ndaj Portugalisë nuk më bindi plotësisht, si në fazën e agresivitetit në sulm, si në aspektin mbrojtës. Me siguri që mund t’i vënë në vështirësi nga krahët dhe në mesfushë do të jetë vendimtar tempizmi i lojës që di të japë Jorginho. Por Mancini nuk ka nevojë për këshilla, në nivel taktik trajnerët italianë dinë t’i përgatitin ndeshjet si pak të tjerë. Roberto do të hedhë në fushë një skuadër që do të dijë të menaxhojë çdo situatë”.

të fundit

Shpërthim i fluksit të emigrantëve në Kretë, në një ditë mbërrijnë mbi 80 refugjatë

Mbi 800 emigrantë kanë mbërritur brenda vetëm një dite në Kretë dhe Gavdos, duke vendosur në pikë kritike kapacitetet e…

3 hours ago

“Standarde të dyfishta”/ Katari: Thirrje bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Izraelit

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdelrahman al-Thani, i bëri thirrje sot bashkësisë ndërkombëtare që të “ndalojë së përdoruri standarde të…

3 hours ago

Horoskopi 15 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot përkushtimi ndaj partnerit do të thellohet, duke krijuar mundësi për…

3 hours ago

Partia CDU kryeson në zgjedhjet lokale në landin NRW/ SPD e dyta, AfD në vendin e tretë

Parashikimet e para konfirmuan përafërsisht rezultatet e parashikimeve parazgjedhore. Sipas njoftimeve të stacionit WDR, CDU-ja doli fituese e zgjedhjeve lokale…

3 hours ago

Shkrumbohet makina me targa rumune në Ksamil

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme nëKsamili. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit,…

4 hours ago

Angelina Jolie tregon se marrëdhënien s*ksuale më të mirë e ka kryer gjatë filmit me këtë aktor

Aktorja e famshme amerikane, Angelina Jolie, ka treguar një detaj të veçantë për kohën kur xhiroi filmin “The Bone Collector”…

4 hours ago