Categories: Uncategorized

Aktorja Meryl Streep: Një ketër ka më shumë të drejta se një vajzë në Afganistan

Aktorja Meryl Streep ka deklaruar së fundmi se një ketër ka më shumë të drejta se një vajzë në Afganistan duke ngritur zërin e saj në thirrjen për t’i dhënë fund kufizimeve të rënda të qeverisë talebane në jetën e grave afgane. Autoritetet talebane kanë zbatuar një interpretim të ashpër të ligjit islamik që nga kthimi në pushtet në Afganistan në gusht 2021 pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga SHBA-ja.

Gratë dhe vajzat kanë mbajtur barrën e kufizimeve duke përfshirë ndalimin e frekuentimit të parqeve publike, universiteteve dhe të kënduarit në publik të cilat Kombet e Bashkuara e kanë etiketuar si “aparteid gjinor”. Gjatë një diskutimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork aktorja e njohur hollivudiane tha se:

Të lidhura

None found

“Një ketër ka më shumë të drejta se një vajzë në Afganistan sot sepse Parqet publike janë mbyllur për gratë dhe vajzat nga talebanët. Një zog mund të këndojë në Kabul, por një vajzë jo, dhe një grua mund të mos këndojë në publik. Unë mendoj se komuniteti ndërkombëtar në tërësi, nëse ata bashkohen, mund të ndikojë në ndryshimin e Afganistanit dhe të ndalojë mbytjen e ngadaltë të gjysmës së popullsisë.”

Qeveria talebane shpalli një ligj në gusht i cili shtrëngonte më tej kufizimet në jetën e grave. Ligji i “vesit dhe virtytit” dikton që zëri i gruas të mos ngrihet jashtë shtëpisë dhe që gratë të mos këndojnë apo lexojnë poezi me zë të lartë. Ai kërkon që gratë të mbulojnë të gjithë trupin dhe fytyrën nëse duhet të largohen nga shtëpitë e tyre. Asila Wardak, një udhëheqëse e Forumit të Grave për Afganistanin, tha në diskutimin e OKB-së, se gratë afgane ishin atje për t’u kujtuar udhëheqësve botërorë se kjo luftë nuk ishte vetëm një luftë afgane, por një luftë globale kundër ekstremizmit.

të fundit

Ndryshoi pamjen me operacion plastik për t’iu shmangur policisë, arrestohet në Turqi i kërkuari me 101 dosje penale

Një person i shpallur në kërkim në Turqi, ndaj të cilit rëndonin 101 dosje për vjedhje dhe mashtrim, është arrestuar…

19 seconds ago

Aulon Kalaja për filmimet e përmendura nga Majko: Në pamjet që i kanë shërbimet turke, ka drejtues të lartë të PS-së

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, komentoi në emisionin “Prime News24” deklaratën e raportuar të Pandeli…

1 minute ago

Qori: Rama is doing everything to protect Balluku; justice authorities should do more about the villas linked to her every week

Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, i ftuar në emisionin Minuta e parë, komentoi deklaratat e Ramës për Ballukun në…

9 minutes ago

Gjakova Hospital: Gunshot victim is out of danger

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Gjakovën, ku pas një rasti që dyshohet se lidhet me një…

9 minutes ago

Kadriu on the Hague cases in Macedonia: Trajanov’s initiative is unfounded, the matter has been adjudicated

Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu ka bërë të ditur se në muajin dhjetor i përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e…

9 minutes ago

Ahmeti: Early elections are the only way forward

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se e vetmja zgjidhje është shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.Ai tha se edhe…

10 minutes ago