Në mesin e organizmave që në të ardhmen e afërt rrezikojnë të zhduken përgjithmonë nga detet tona, është edhe breshka, specie të cilës i është dedikuar çdo vit, data 23 maj.
Dita Botërore e Breshkave të Detit këtë vit vë theksin tek ndotja, aktivitetet njerëzore dhe shfrytëzimi i pakontrolluar i burimeve natyrore të cilat kanë çuar në dekadat e fundit në një rritje të rrezikshme të specieve të rrezikuara, mes tyre dhe breshkave te detit.
None found
Varietetet e ndryshme të kësaj kafshe janë të përhapura në Mesdhe, megjithëse më e përhapura nga të gjitha është caretta caretta, e cila bashkëjeton në detet tona krahas breshkës së gjelbër (Chelonia mydas) dhe breshkës së rrallë të kurrizit (Dermochelys coriacea).
Në përgjithësi, janë 7 lloje të breshkave të detit të pranishme në zonën tropikale dhe të butë të deteve të botës, por të gjitha ato janë në rrezik të zhdukjes. Rreziqet janë të lidhura në thelb me aktivitetet njerëzore, të cilat me kalimin e kohës kanë arritur për fat të keq të shqetësojnë ekosisteme të tëra. Nga këtu lind nevoja për veprime konkrete për mbrojtjen e këtyre specieve, të cilat në planin afatgjatë mund të zhdukeshin përgjithmonë nga faqja e Tokës.
Dita Botërore e Breshkave, e krijuar në vitin 2000 me nismën e një shoqate jofitimprurëse (American Tortoise Rescue), synon të nxjerrë në pah një faktor rreziku në veçanti, i përbërë nga erozioni i vazhdueshëm i plazheve, i cili po redukton në mënyrë drastike zonat e përshtatshme për folezimin e shtimin breshkave të detit.
Për më tepër, kalimi i notarëve dhe përdorimi i makinerive të rënda për pastrimin e plazheve mund të shkatërrojë fole të tëra. Ndotja nga drita shkakton gjithashtu probleme të mëdha për folezimin e zvarranikëve, një burim i mëtejshëm shqetësimi për breshkat e vogla që sapo kanë dalë nga foleja, të cilat, të çorientuara, nuk janë në gjendje të arrijnë në det.
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Prishtinë, Rainer Rudolph. Gjatë…
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka kërkuar transparencë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, lidhur…
Barcelona nuk ka shqetësime për gjendjen fizike të Lamine Yamalit, pavarësisht se sulmuesi anësor e përfundoi me lodhje ndeshjen e…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas bojkotit të mbledhjes së sotme të Komisionit për…
Nëse deri sot Gjuha Shqipe ishte një gjuhë autoktone dhe zyrtare me ligj, por e ndaluar në përdorim, prej sot…
Selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda në konferencën për shtyp, ka zbuluar objektivat që i ka me…