Mary Duffy nga Connecticut, edhe pse është 71-vjeçe, ajo është duke përjetuar një rini tjetër.Ajo shprehet se ndihet më mirë se 30 vjet më parë. Arsyeja? Përkushtimi në palestër.
Kthesa e madhe nisi në vitin 2007, kur nëna e saj ndërroi jetë dhe Mary mori shumë kilogramë. Ajo nisi të frekuentonte rregullisht palestrën dhe që në vitin e parë arriti të humbiste më shumë se 20 kilogramë.
Shpejt, ajo u bë kampione për moshën e saj në ngritjen e peshave.Aktualisht, Mary kalon të paktën 20 orë në javë në palestër, ndërsa ka më shumë se 30 rekorde kombëtare dhe ndërkombëtare për moshën e saj. “Nisa të shkoja në palestër kur po merrja kile me ritme të shpejta. Pash veten në pasqyrë dhe thash “kjo nuk jam unë”, tregon Mary.
“Rashë nga pesha me shpejtësi dhe kuptova se sa më shumë stërvitesha aq më shumë më pëlqente të frekuentoja palestrën. Unë jam 71 vjeçe aktualisht dhe ndjehem shumë më mirë fizikisht sesa kur isha në moshën 40-vjeçare. Shumë njerëz më thonë se jam shumë e moshuar për ta bërë këtë gjë, por komentet frymëzuese janë shumë herë më shumë dhe kjo më bën që të vijojë rutinën time. Nuk do të heq dorë”.
Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, në dalje të qytetit të Bulqizës në drejtim të Dibrës. Sipas…
Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe…
Ditën e sotme, të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët…
Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet R.B. është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Mësohet se i riu, gjatë një konflikti…
Goli i shënuar nga Armando Broja në ndeshjen ndaj Bornmuthit, ka qenë i rëndësishëm për ekipin e Bërnlit që të…
Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në…