1- Të flini me celularin pranë
Një celular në vetvete është një transmetues dhe marrës elektromagnetik i cili lëshon valët e radios. Edhe pse nuk është provuar akoma studimet tregojnë se si valët mund të ndikojnë në trurin tuaj pasi keni qenë të ekzpozuar përpara tij për shumë orë. Nëse e keni të pamundur ta fikni tërësisht ose ta vendosni në një dhomë tjetër gjatë kohës që jeni në gjumë mund ta vendosni ne “Airplane Mode”.
None found
2- Ekspozimi ndaj dritës blu për një kohë të gjatë
Drita e ekranit shtyp melatoninën, hormoni i cili vendos në rregull ciklin tuaj të gjumit. Kjo është një tjetër arsye pse nuk duhet të jeni afër tij kur flini gjumë.
Drita blu gjithashtu shkakton dhimbje koke, probleme me sytë dhe shikimin. Provoni të ulni nivelet e dritës së ekranit tuaj.
3- Përdorimi kur shfaqet sinjali i dobët
Kur shikoni se celulari juaj ka një sinjal të dobët do të thotë se ai po sforcohet shumë për të transmetuar sinjale më të forta dhe më shumë energji. Gjithashtu ai nxehet shpejt, gjë e cila përben rrezik. Doktoreshë Devra Davis rekomandon që ta mbani celularin sa më larg vetes në raste të tilla.
4- Kontakti me lëkurën
Ka disa studime të cilat fokusohen në lidhjen ndërmjet celularit dhe kancerit, specifikisht transmetimi i sinjaleve që arrin deri në 900MHz gjë që e bën celularin tuaj të nxehet. Si pasojë lëkura thith nxehtësinë lehtësisht në sasi të vogla sa herë që ju e mbani atë afër trupit tuaj.
Mundohuni të përdorni kufje ndërkohë qe flisni në celular për të shmangur kontaktin me lekurën dhe nëse nuk jeni duke e përdorur mbajeni sa me larg për të pakësuar sasinë e ekspozimit.
5- Posturë e keqe gjatë përdorimit
Është një fakt i njohur se përdorimi i celularëve shkakton dëmtime të gishtave si “tenosynovitis”. Një gjendje tjetër shëndetësore në lidhje me celularin është dhe “qafa e përkulur”. Ashtu si dhe emri sygjeron kur ju përkulni qafën përpara për të parë ekranin, presioni në shtyllën cervikale rritet gradualisht. Ndërkohë që koha kalon pesha në qafën tuaj bëhet 5 herë më e rëndë se pesha e kokës tuaj.
Mbajeni celularin tuaj në nivelin e syrit dhe mbajeni qafën tuaj në një posturë sa më të drejtë.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro, do…
Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…
Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…
Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…