Categories: tech

Xiaomi prezanton smartfonin që do të sfidojë Galaxy S21 dhe iPhone 12

Xiaomi lançoi ditën e sotme disa modele të reja smartfonësh ku njëri prej tyre është i segmentit të lartë dhe është destinuar për tregjet ndërkombëtare.

Me këtë smartfon Xiaomi shpreson që të hyjë në segmentin e smartfonëve premium dhe pushtuar pikërisht atë boshllëk të lënë nga telashet e rivalit Huawei.

Të lidhura

None found

Smartfonët e rinj janë: Mi 11 Lite dhe Mi 11 Lite 5, Mi 11 Pro dhe Mi 11 Ultra.

Ky i fundit është edhe që ngjall më shumë interes sepse do të shitet në mbarë botën. Me çmim prej 914 dollarësh smartfoni premton konkurrencë ndaj liderëve si Samsung dhe Apple por edhe rivalëve Kinezë si Oppo dhe Vivo.

Smartfoni vjen me procesorin Snapdragon 888, aktualisht procesori më i fuqishëm në një smartfon Android. Sistemi i kamerave të pasme ka në përbërje tre sensorë.

Sensori kryesor ka një madhësi prej 50-megapiksel dhe është prodhuar nga Samsung. Sensori telefoto prej 48-megapiksel ka zmadhim optik 5X. Ndërsa sensori i tretë është një 48-megapiksel ultra-wide me kënd 128 gradë.

Ekrani prej 6.81-inç vjen me rezolucionin 1440p+ dhe xhamin mbrojtës Gorilla Glass Victus. Nga DisplayMate merr vlerësimin A+ ndërsa zotëron mbështetje për HDR10+ dhe Dolby Vision. Shkëlqimi maksimal arrin deri në 1700nits.

Së bashku me procesorin e fuqishëm Snapdragon 888 vinë 12GB RAM LPDDR5 plus 256GB memorie UFS 3.1. Telefoni ka dy altoparlantë Harman Kardon dhe një certifikimi të zërit të cilësisë së lartë.

Megjithatë mungon porta e kufjeve 3.5mm. Në aspektin e konektivitetit nuk i mungon asgjë si Bluetooth 5.2, 5G, Wi-Fi 6E, NFC dhe sensor infra të kuqe. /PCWorld Albanian

të fundit

Laika, qeni i parë në orbitën e Tokës: historia e trishtë e heroinës sovjetike që nuk u kthye

Më 3 nëntor 1957, Bashkimi Sovjetik shkroi një faqe të rëndësishme në historinë e eksplorimit hapësinor, duke dërguar për herë…

13 minutes ago

PDK faces a choice over its new direction as analysts raise concerns about interest groups

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po përballet me një proces të rëndësishëm të riorganizimit të brendshëm, pas largimit të Bedri…

17 minutes ago

More than 40,000 applications to become secret agents in Argentina within 24 hours

Argjentina hapi dyert e shërbimit të saj sekret për herë të parë përmes një konkursi publik për të rekrutuar agjentë…

17 minutes ago

SPAK launches investigation into “Albanian Files”/ Ina Zhupa: The book that will send Edi Rama to prison!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK për librin e saj…

17 minutes ago

Dutch journalist Vincent van Gerven Oei, who reported on “The Albanian Files”, taken to the police station

Mbrëmjen e djeshme, policia ka shoqëruar gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë…

18 minutes ago

PDK-ja përballë zgjedhjes së drejtimit të ri, analistët ngrenë shqetësimin për grupet e interesit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po përballet me një proces të rëndësishëm të riorganizimit të brendshëm, pas largimit të Bedri…

20 minutes ago