tech

WhatsApp sjell një opsion të ri për mesazhet, po a është i rrezikshëm?

WhatsApp ka në plan të shtojë një funksion të ri te mesazhet, i cili do t’u lejojë përdoruesit që të vendosin një kohë të caktuar se kur duan që mesazhet të fshihen automatikisht.

WhatsApp thotë se përdoruesit do të kenë opsionin për të aktivizuar se kur mesazhet duhet të zhduken për të gjitha bisedat automatikisht nga platforma.

Të lidhura

None found

WhatsApp vëren se aktivizimi i opsionit për mesazhet që zhduken nuk do të ndikojë te bisedat ekzistuese. Kur filloni një bisedë e re, do të shfaqet një njoftim që thotë se funksioni i mesazheve që zhduken është aktivizuar, së bashku me një shënim që thotë se është aktivizuar më parë (default), kështu që kontaktet tuaja nuk kanë pse të mendojnë se është diçka personale. Gjithashtu keni mundësinë e çaktivizimit të opsionit për biseda individuale.

Një organizatë për fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar, Shoqata Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve (NSPCC) tha se masa ishte “e menduar pak” dhe do të krijonte një “koktej toksik rreziku”. Sipas tyre që paraqesin rrezik për fëmijët kanë më pak shanse për t’u zbuluar.

“Ky vendim i menduar keq do t’u mundësojë shkelësve që të fshijnë me shpejtësi provat e abuzimit të fëmijëve, duke e bërë edhe më të vështirë për organet e rendit t’i akuzojnë ata dhe të mbrojnë fëmijët.”

të fundit

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me…

1 minute ago

Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë pasi godet një minë në Ngushticën e Hormuzit

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se një anije cisternë nafte u përfshi nga flakët pasi goditi një minë në Ngushticën…

3 minutes ago

Jo vetëm Tirana, nga jugu në veri, rinia shqiptare në revoltë! Çfarë ndodhi dje në kryeqytet dhe rrethe

Vendi prej 4 ditësh është përfshirë nga protesta masive në të gjithë vendin, ku protagonistë këtë herë janë të rinjtë…

4 minutes ago

Agjencia spanjolle e lajmeve: Studentët shqiptarë vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj qeverisë, të rinjtë e akuzojnë për korrupsion, kërkojnë largimin e kryeministrit Rama

Protestat e studentëve në Shqipëri çdo ditë e më shumë kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore. Agjencia spanjolle e lajmeve…

13 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit 17 Tetor 2026, kushte atmosferike të qëndrueshme

Vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët…

26 minutes ago

Peci responds to statements about bombs: Those who threaten bloodshed are criminals

Kryetari i Mitrovicës dhe bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ish-deputetit të AAK-së, Daut…

7 hours ago