Categories: tech

WhatsApp prezanton kontrolle prindërore opsionale për llogaritë e adoleshentëve

WhatsApp ka bërë të ditur të mërkurën se do të vendosë në dispozicion mjete të reja dhe opsionale për kontrollin prindëror të llogarive të adoleshentëve. Këto funksione u japin prindërve më shumë ndikim mbi cilësimet e privatësisë dhe ndërveprimet në platformë, pa u mundësuar atyre të lexojnë bisedat e fëmijëve.

Të lidhura

None found

Përmes këtyre kontrolleve, prindërit do të mund të përcaktojnë se kush mund të shohë fotografinë e profilit të adoleshentit, kush mund ta shtojë atë në grupe, si dhe mënyrën e përdorimit të funksioneve të tilla si Kanalet dhe Statusi.

Sistemi parashikon gjithashtu njoftime për prindërit kur fëmija bashkohet ose largohet nga një grup. Ata do të informohen edhe në rast se një grup ku merr pjesë adoleshenti rritet ndjeshëm në numër.

Aktivizimi dhe ndryshimi i këtyre kufizimeve do të mbrohet me një PIN të zgjedhur nga prindi. Nëse adoleshenti dëshiron të zbusë cilësimet e vendosura të privatësisë, do t’i nevojitet miratimi prindëror përmes këtij kodi.

Një tjetër mundësi do t’u lejojë prindërve të përcaktojnë nivelin e përdorimit të Meta AI, asistentit opsional të inteligjencës artificiale në WhatsApp. Ata mund të zgjedhin konfigurimin standard për përdoruesit e moshës 13 vjeç e lart ose alternativën më kufizuese, të quajtur “Përmbajtje e Kufizuar”.

Megjithatë, këto masa nuk do t’u japin prindërve qasje në përmbajtjen e mesazheve apo thirrjeve private të adoleshentëve.

“Edhe kur kontrollet janë të aktivizuara, mesazhet dhe thirrjet personale të adoleshentit tuaj mbeten private dhe të mbrojtura nga enkriptimi nga fillimi në fund”, deklaroi WhatsApp.

Sipas kompanisë, qëllimi i mjeteve të reja është të nxisë komunikimin mes prindërve dhe adoleshentëve lidhur me përdorimin e platformës, duke garantuar në të njëjtën kohë privatësinë e komunikimeve personale.

Kontrollet mund të ndryshohen ose të çaktivizohen në çdo moment. WhatsApp theksoi se përdorimi i tyre do të jetë plotësisht vullnetar, pasi familjet kanë nevoja dhe qasje të ndryshme ndaj mbikëqyrjes.

Megjithatë, fakti që sistemi nuk është i detyrueshëm ka ngritur pikëpyetje mbi numrin e familjeve që do ta aktivizojnë atë.

Nisma publikohet në një periudhë kur kompanitë teknologjike po përballen me trysni në rritje nga qeveritë dhe autoritetet rregullatore për t’i bërë platformat më të sigurta dhe më të përshtatshme për moshat e reja.

Ndalimi i propozuar pritet të përfshijë shërbime si Instagram, Facebook, TikTok, Snapchat, YouTube dhe X, krahas kërkesave më të rrepta për verifikimin e moshës./ AA.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago