Përdoruesit që janë mërzitur me emoji-t e zakonshme do të kenë së shpejti alternativa të reja. Grupi i punës i Unicode po zhvillon disa dizajne për të zgjeruar dhe rifreskuar koleksionin ekzistues.
None found
Megjithatë, këto simbole nuk pritet të mbërrijnë në tastiera përpara pranverës së vitit 2027. Një pamje e publikuar paraprakisht ofron tashmë një ide për elementet që do të shtohen.
Androidauthority ka “zbuluar” një postim të Jennifer Daniel nga Unicode, ku paraqitet forma përfundimtare e nëntë dizajneve të reja që do të përfshihen në versionin 18.0 të emoji-ve.
Mes tyre është një flutur monarku me krahë të hapur, në ngjyrat karakteristike portokalli, të zezë dhe të bardhë.
Lista përfshin gjithashtu një ‘vrasës’ insektesh blu me dorezë druri ngjyrë kafe, si edhe një meteor/kometë, të paraqitur si një shkëmb hapësinor i përfshirë nga flakët që bie poshtë.
Në dizajnet e reja do të jenë edhe gishtat e mëdhenj që tregojnë majtas dhe djathtas, si dhe një emoji i thyer: një fytyrë e verdhë e buzëqeshur, e dukshme sikur është çarë ose copëtuar në shumë pjesë.
Paketa do të sjellë edhe një far klasik me shirita të kuq dhe të bardhë, të vendosur mbi shkëmbinj gri dhe me një dritë të verdhë që drejtohet nga e djathta.
Emoji-t e planifikuara përfshijnë po ashtu një kastravec turshi të gjelbër, pak të lakuar dhe me detaje të vogla në sipërfaqe, si edhe një gomë rozë shkollore në formë drejtkëndëshe. Kjo e fundit paraqitet me copëza të vogla rozë në cepin e poshtëm majtas, për të treguar se është përdorur.
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…
Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë…