tech

Twitter do të shtojë opsionin më të kërkuar nga përdoruesit ndër vite

Twitter ka konfirmuar se është duke punuar në një buton redaktimi që do t’i lejojë përdoruesit të editojnë postimet pasi ato të jenë publikuar.

Shumë përdorues kanë kërkuar prej kohësh një buton redaktimi, ndërsa Twitter tha se do të nisë testimin e idesë në muajt e ardhshëm.

Të lidhura

None found

Kjo erdhi pasi Elon Musk pyeti ndjekësit e tij në një sondazh në Twitter nëse e dëshironin këtë funksion.

Megjithatë ekipi i komunikimit në Twitter la të kuptohet përmes një postimi se ideja nuk ishte marrë nga sondazhi i Musk:

“Tani që të gjithë po pyesin… po, ne kemi punuar në një veçori redaktimi që nga viti i kaluar! Jo, nuk e morëm idenë nga një sondazh. Ne po fillojmë testimin brenda @TwitterBlue Labs në muajt e ardhshëm për të mësuar se çfarë funksionon, çfarë jo dhe çfarë është e mundur.”

Me funksionin e redaktimit, përdoruesit mund të jenë në gjendje të rregullojnë gabimet e shtypit ose gabimet e tjera në një tweet, pa humbur asnjë përgjigje, retweet ose pëlqim që kanë marrë.

Jay Sullivan, nënkryetari i kompanisë për produktet e konsumit, tha se kjo kishte qenë veçoria më e kërkuar në Twitter për shumë vite. Megjithatë, ai tha se kompania po eksploronte se si ta ndërtonte funksionin në një mënyrë të sigurt, duke qenë se Edit mund të keqpërdoret për të ndryshuar kontekstin e postimeve të publikuara.

të fundit

Fire on Qukës Mountain: Firefighters Contain Four Hotspots After 12 Hours of Work

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Lugun e Lakrës, në malin e Qukësit, në Njësinë Administrative Qukës, Bashkia…

10 seconds ago

Këmbimi valutor 15 Gusht 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 79.6 lekë, në shitje me 80.8 lekë. Euro, do…

22 seconds ago

Elderly Outnumber Children / BIRN: Urban Index Shows an Albania Emptying Out at the Periphery

Pensioniste duke shfrytezuar rrezet e diellit dhe temperaturat e larta ne parkun ne Sheshin Skenderbej ne qender te Tiranes. Qeveria…

34 seconds ago

Superliga e Kosovës sjell sot dy duele të javës së parë

Superliga e Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy ndeshje të javës së parë të edicionit 2026/27, teksa skuadrat do…

45 seconds ago

Extreme Weather Hits Eastern Japan, at Least Eight Dead and Thousands of Passengers Stranded at Narita

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në Japoninë lindore, pasi reshje rekord dhe të përshkruara nga autoritetet si “të…

1 minute ago

Rama Takes a Jab at Selenica’s “Rebel” Mayor: Thank You for Telling Us the Sea Has Reached the Mountaintop

Ditwn e djeshme, kryeministri Edi Rama, u përball dje me një tjetër zë “rebel” brenda PS-së, kryetarin e Bashkisë së…

2 minutes ago