Categories: tech

Tre cilësime në iPhone që mund t’ju lirojnë shumë hapësirë

Miliona përdorues të iPhone mund të kenë të bllokuar pa e kuptuar një sasi të madhe hapësire në pajisjet e tyre, për shkak të skedarëve të padukshëm, fotove që ruhen vetë dhe të dhënave të përkohshme që aplikacionet grumbullojnë me kalimin e kohës.

Eksperti i teknologjisë Pradeep Pandey tha se arriti të çlironte 47GB për vetëm 10 minuta, pasi ndryshoi tri cilësime që, sipas tij, shpesh neglizhohen nga përdoruesit.

Të lidhura

None found

Ai shpjegon se aplikacione si WhatsApp, Instagram, TikTok dhe Telegram mund të shkarkojnë e ruajnë në sfond video, foto dhe skedarë të përkohshëm, duke zënë gradualisht një pjesë të konsiderueshme të memories së telefonit.

Një nga veprimet e para që rekomandohet është çaktivizimi i shkarkimit automatik të fotove dhe videove. Në WhatsApp, përdoruesit duhet të hyjnë në “Settings”, më pas te “Chats” dhe të fikin opsionin “Save to Camera Roll”. Ndërsa në Telegram, duhet të hapin “Settings”, pastaj “Data and Storage” dhe të çaktivizojnë “Save to Gallery”.

Në këtë mënyrë, çdo foto, video apo material tjetër i dërguar në biseda nuk do të ruhet automatikisht, veçanërisht në grupe aktive që shpesh kthehen në burim të madh të mbushjes së hapësirës.

Hapi i dytë lidhet me fshirjen e të dhënave të përkohshme të aplikacioneve. Platformat sociale dhe aplikacionet e komunikimit mbajnë skedarë të përkohshëm për të hapur më shpejt postimet, videot dhe bisedat, por me kohën këto të dhëna mund të zënë shumë vend.

Për të kontrolluar se cilat aplikacione konsumojnë më tepër hapësirë, duhet hapur “Settings”, pastaj “General” dhe më pas “iPhone Storage”. Aty shfaqet lista e aplikacioneve sipas hapësirës që përdorin. Nëse ndonjë aplikacion rezulton tepër i rëndë, sidomos TikTok, Instagram, WhatsApp apo Telegram, ai mund të fshihet dhe të instalohet sërish nga App Store për të pastruar cache-in e fshehur.

Veprimi i tretë është boshatisja e dosjes “Recently Deleted” te aplikacioni Photos. Shumë njerëz mendojnë se fotot dhe videot zhduken menjëherë sapo fshihen, por Apple i ruan ato deri në 30 ditë përpara se t’i largojë përfundimisht.

Për ta pastruar këtë seksion, duhet të hapet Photos, më pas Albums dhe të zgjidhet “Recently Deleted”. Pasi të bëhet zhbllokimi me Face ID ose me kod, përdoruesi mund të shtypë “Select” dhe më pas “Delete All” për t’i hequr përgjithmonë.

Një tjetër burim ku mund të jetë fshehur shumë hapësirë është iMessage. Fotot, GIF-at dhe videot e dërguara përmes Messages mund të qëndrojnë në telefon për vite. Për t’i parë, duhet të shkoni te “Settings”, “General”, “iPhone Storage”, më pas “Messages” dhe “Review Large Attachments”, ku skedarët më të mëdhenj mund të hiqen më lehtë.

Këta hapa të thjeshtë mund t’i ndihmojnë përdoruesit të çlirojnë një sasi të konsiderueshme hapësire, pa qenë nevoja të blejnë menjëherë më shumë hapësirë në iCloud ose të ndërrojnë pajisje. /GazetaExpress/

Tags: AutoTech

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

12 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

49 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

57 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago