Categories: autotech

“Toyota” ndërpret donacionet për ligjvënësit që kundërshtuan certifikimin e zgjedhjes së Bidenit

Nën presion, prodhuesi japonez i automjeteve Toyota ka ndërprerë donacionet për ligjvënësit amerikanë që kundërshtuan certifikimin e zgjedhjes së presidentit të SHBA-së, Joe Biden, më herët gjatë këtij viti.

Prodhuesi japonez, më i madhi në botë, tha se “do të pezullojë donacionet politike për ligjvënësit amerikanë që kundërshtuan certifikimin e fitores së Bidenit në zgjedhjet presidenciale në janar”, njoftoi sot “Kyodo News” me bazë në Tokio.

Të lidhura

None found

Njoftimi erdhi pasi u zbulua se Toyota kishte paguar rreth 56 mijë dollarë donacione për 38 ligjvënës që kishin votuar kundër certifikimit elektoral të Bidenit, duke tërhequr kritika nga grupet e shoqërisë civile në SHBA.

Toyota jep donacione ligjore për të dy partitë kryesore politike në SHBA, Demokratët dhe Republikanët.

Përpjekjet e ish-presidentit amerikan Donald Trump për të refuzuar të pranojnë humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA u mbështet nga 38 ligjvënës republikanë, duke thirrur në akuza diskredituese të mashtrimit zgjedhor.

Certifikimi i votës në Kongres është një proces rutinor, por këtë vit ajo u dëmtua nga refuzimi i Trumpit për të pranuar ndërsa një turmë e dhunshme sulmoi ndërtesën e Capitolit, duke kërkuar të mos pranohet rezultati zgjedhor.

Megjithëse fitorja e Bidenit u certifikua, përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet vazhdojnë, të nxitura nga Trump, i cili shpreh pretendime të pabaza se do të rikthehet në detyrë këtë verë.

“Ne e kuptojmë që vendimi i PAC (Komiteti i veprimit politik) për të mbështetur anëtarët e zgjedhur të Kongresit që kundërshtuan rezultatet shqetësoi disa palë të interesuara”, tha Toyota në një deklaratë të enjten vonë.

“Jemi duke dëgjuar në mënyrë aktive palët tona të interesit dhe në këtë kohë kemi vendosur të ndalojmë së kontribuari për ata anëtarë të Kongresit të cilët zvarritën certifikimin në disa shtete të caktuara në zgjedhjet e vitit 2020”, shtoi prodhuesi japonez i automjeteve.

Tags: bidenTayota

të fundit

Sulm me thikë në metronë e Milanos, 23-vjeçarja plagoset rëndë në fytyrë; në pranga një 27-vjeçar algjerian

Një e re 23-vjeçare ka pësuar plagë të rënda pas një agresioni me thikë në stacionin Duomo të metrosë në…

4 minutes ago

Profesionet bazë kryesojnë kërkesën për punë në 2025

Tregu i punës në vendin tonë tregoi nevoja në rritje për fuqi punëtore në të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë.…

10 minutes ago

Milani nuk heq dorë nga pista Van Dijk, marrëveshja mbetet e ndërlikuar por e realizueshme

Milani po shqyrton një lëvizje të bujshme për kapitenin e Liverpoolit, Virgil van Dijk, me klubin italian që e sheh…

16 minutes ago

Trump dhe Rubio shtyjnë nismën globale kundër ekstremizmit të majtë, SHBA fton mbi 60 vende ndërsa disa aleatë tërhiqen

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po i shton përpjekjet për të bashkërenduar një reagim ndërkombëtar ndaj asaj që ajo…

22 minutes ago

23-vjeçarja plagoset rëndë në fytyrë pas sulmit me thikë në metronë e Milanos, në pranga një 27-vjeçar algjerian

Një sulm me thikë në stacionin Duomo të metrosë në Milano ka lënë të plagosur rëndë një 23-vjeçare.Në pranga ka…

22 minutes ago

FOTO/Gimbo dhe Selin Bollati shijojnë pushimet romantike në Budva, çifti ndan momente nga vera

DJ i njohur kosovar, Gimbo, dhe partnerja e tij, fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, po shijojnë…

23 minutes ago