Categories: tech

Tinder sjell përditësimin më të ri për të bërë përdoruesit më të sigurt ndaj mashtrimeve

Background check është azhurnimi më ri në këtë platformë takimi që është më e përdorura në botë.

Gjatë muajve në vazhdim, Tinder do të lejoj përdoruesit të shohin regjistrat publike të informacionit që do të mund të gjinden duke përdorur numrin e telefonit ose emrin, shkruan lajmi.net.

Kjo është vendosur të bëhet në mënyrë që përdoruesit të jenë më të sigurt gjatë përdorimit kundër mashtruesve dhe profileve të rreme.

Kompania Match, krijuesja e Tinder është duke bashkëpunuar me Garbo, që është një kompani që kryen shërbime të background check, pra kontrolle të kaluarës të një personi.

Kjo do ta bëjë të pamundur për personat që kanë një të kaluar të dhunshme, kanë abuzuar, janë arrestuar, kanë qenë të burgosur, kanë pasur urdhër ndalimi ose diçka të ngjashme që të përdorin aplikacionin.

Këto kontrolle nuk përfshijnë shkeljet e ligjit në trafik ose posedimin e substancave narkotike.

Kjo është bërë shumë e nevojshme për tu përfshirë në aplikacion, sepse ka rastisur deri më tani shumë herë që takimet nga Tinder kanë rezultuar në dhunë fizike, psikike ose seksuale, dhe në disa raste shumë të rënda, edhe në vrasje.

Janarin e 2020, Tinder krijoi një azhurnim në aplikacion të quajtur Butoni i Panikut, dhe në rast që ju e shtypnit atë buton, informatat për personin tjetër dhe lokacioni juaj iu dërgohen shërbimeve urgjente.

të fundit

Emigrantët kthehen për festa/ Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke punon me pak sportele

Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje,…

17 minutes ago

Erion Veliaj uron nga burgu Krishtlindjen: Drita gjithmonë fiton mbi errësirën, shpresa lind edhe në momentet më të vështira

Me anë të një postimi në "Instagram", kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga burgu të gjithë…

45 minutes ago

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…

1 hour ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

1 hour ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

2 hours ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

2 hours ago