Categories: tech

TikTok pranon të paguajë 400 milionë dollarë në SHBA për shkeljen e privatësisë së fëmijëve

Një marrëveshje prej 400 milionë dollarësh është arritur mes TikTok-ut dhe autoriteteve amerikane për mbylljen e një padie që e akuzonte platformën për shkelje të privatësisë së fëmijëve. Bëhet fjalë për një nga kompensimet më të mëdha të dhëna ndonjëherë për këtë lloj çështjeje.

Të lidhura

None found

Procedura ligjore nisi me padinë e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve në vitin 2024, gjatë administratës së Joe Biden. Sipas pretendimeve, TikTok dhe kompania mëmë ByteDance kishin grumbulluar “sasi të mëdha të dhënash” nga miliona përdorues nën moshën 13 vjeç.

Autoritetet amerikane e konsideruan këtë praktikë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë së Fëmijëve në Internet, i njohur si COPPA, i miratuar në vitin 2000. Në bazë të të njëjtit ligj, dhjetëra shtete amerikane kanë ngritur padi edhe ndaj Meta-s.

“Fëmijët dhe prindërit janë më të mbrojtur sot nga sa ishin kur filloi kjo çështje”, deklaroi ndihmësprokurori i përgjithshëm Brett Shumate.

Lista e kompanive që janë ndëshkuar financiarisht nga qeveria amerikane për shkelje të COPPA-s përfshin edhe YouTube-in e Google. Në vitin 2019, platforma pagoi 170 milionë dollarë, ndërsa Epic Games u gjobit me 275 milionë dollarë në vitin 2022.

Ndërkohë, Meta mund të përballet me gjoba që arrijnë në qindra miliarda dollarë pas akuzave për shkelje të COPPA-s, të ngritura nga prokurorët e përgjithshëm të 29 shteteve amerikane. Gjyqi me juri për këtë rast nisi këtë javë, ndërsa pronari i Instagram-it dhe Facebook-ut akuzohet se ka synuar fëmijët si përdorues dhe ka nxjerrë përfitime financiare prej tyre.

Padia kundër TikTok-ut ishte ngritur përpara ndarjes, vitin e kaluar, të biznesit dhe operacioneve të platformës në SHBA nga baza e saj fillestare në Kinë. Megjithatë, marrëveshja e arritur mbulon vetëm operacionet e TikTok-ut në Kinë.

ByteDance, kompania private që zotëron TikTok-un, është vlerësuar së fundmi nga investitorët me 550 miliardë dollarë.

të fundit

Frikë nga protesta e studentëve/ Policia rrethon Parlamentin, rrethon zonën me gardh metalik (VIDEO)

Teksa sot mbahet seancë plenare, policia ka ndërmarrë një seri masash. E gjithë zona përreth Kuvendit është rrethuar me gardh…

3 minutes ago

PSG identifikon Ibrahim Mazan si alternativë për Kvaratskhelian

Paris Saint-Germain e ka vendosur Ibrahim Mazan në krye të listës së objektivave të transferimeve për të forcuar sulmin e…

7 minutes ago

Aktakuzë ndaj J.J nga Klina, dyshohet se vrau vëllain pas mosmarrëveshjes pronësore

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka ngritur aktakuzë ndaj J.J, i dyshuar për veprat penale…

9 minutes ago

Totaj i shpreh mirënjohje Hamzës: Dorëheqja fisnike i hap rrugë demokracisë në zgjedhjet e brendshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka falënderuar Bedri Hamzën për angazhimin e tij në krye të PDK-së.…

9 minutes ago

“Je fotografuar në protestë, do të mbash përgjegjësi”/ Denoncimi i mësuesve: Po na vijnë mesazhe kërcënuese, jemi të tmerruar!

Një denoncim shqetësues është bërë në rrjetet sociale, ku pretendohet se disa qytetarë që kanë marrë pjesë në protestat kundër…

11 minutes ago

Vini Jr, nga statusi i yllit te rreziku i stolit — kriza e formës dhe e ardhmja te Real Madridi

Vinicius Junior po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ndërsa paraqitjet e tij të fundit kanë ngritur pikëpyetje…

19 minutes ago