Categories: tech

Sulmi kibernetik bllokon operacionet e një rrjeti supermarketesh në Suedi

Një nga rrjetet më të mëdha të supermarketeve në Suedi njoftoi të shtunën se ka mbyllur përkohësisht afro 800 dyqane pasi një sulm kibernetik bllokoi sistemin e kasave.

“Një ndër filialet tona u godit nga një sulm kibernetik që ka bërë të bllokohen kasat,” njoftoi kompania Coop Sweden e cila përfaqëson 20% të shitjes me pakicë të produkteve ushqimore në Suedi.

Të lidhura

None found

Coop Sweden nuk përmendi filialin apo metodën që ishte përdorur për të realizuar sulmin e së premtes.

Por një incident i tillë pason akte të ngjashme hakerimi në shkallë globale, përfshirë në Shtetet e Bashkuara.

Sulmet kibernetike të kësaj natyre zakonisht realizojnë bllokimin e sistemit operues përmes një kodi special sekret, duke i kërkuar kompanisë të paguajë për të zhbllokuar sistemin.

Vjet, hakerët zhvatën 18 miliardë dollarë përmes sulmeve të tilla, sipas një firme të specializuar sigurie.

Kompania amerikane e teknologjisë informatike, Kaseyau bëri thirrje të premten klientëve të saj të fiknin serverat që punonin me platformën e saj VSA, pasi dhjetëra prej tyre ishin sulmuar.

Gjatë javëve të fundit, sulme të tilla kanë goditur tubacione për shpërndarjen e naftës, shërbime shëndetësore dhe firma të fuqishme. Presidenti Joe Biden ka reaguar duke e ngritur këtë temë edhe në takimin që zhvilloi në qershor me homologun rus Vladimir Putin

të fundit

Çipi fotonik i programueshëm mund të rregullojë shpejtësinë e dritës sipas komandës

Shkencëtarët kanë krijuar një çip optik të programueshëm që mund ta ngadalësojë dritën sipas kërkesës, duke u dhënë inxhinierëve kontroll…

3 seconds ago

Ndarja e 47 banesave sociale në Dibër, Mulladauti–Telqiu: Gjithçka u realizua sipas kritereve dhe procedurave ligjore

Para disa ditësh në Dibër u mbajt ceremonia e ndarjes së çelësave për 47 banesa sociale, të ndërtuara për qytetarët…

6 minutes ago

Audi A2 elektrik fotografohet në testime, zbulohet çmimi i pritshëm

Audi A2 i ri po i afrohet debutimit zyrtar, i cili pritet vjeshtën e ardhshme në Evropë. Ndërsa emri shënon…

11 minutes ago

Për një Ferrari të ri, dorëzimi mund të vonojë deri në vitin 2028

Blerësit që dëshirojnë të blejnë një Ferrari të ri do të duhet të kenë shumë durim, pasi prodhuesi italian i…

11 minutes ago

Finiqi nën pushtetin e flakëve/ Zjarri del jashtë kontrollit, kërcënohen banesat dhe digjen kosheret e bletëve, nis ndërhyrja nga ajri

Situata paraqitet kritike në zonën e Finiqit, ku zjarri i përmasave të mëdha ka dalë jashtë kontrollit dhe vijon të…

11 minutes ago

Volkswagen Golf GTI Edition 50 tejkalon shifrat zyrtare në përshpejtimin 0-100 km/h

Modeli special Volkswagen Golf GTI Edition 50 ka treguar rezultate mbresëlënëse në testimet e para, duke dëshmuar se një automjet…

11 minutes ago