Anija përshkoi 14 herë orbitën e Tokës dhe lëshoi 26 satelitë të rinj Starlink, përpara se të kthehej në Teksas. Por misioni nuk përfundoi pa humbje: përforcuesi Super Heavy u shkatërrua gjatë kthimit.
Për herë të parë, SpaceX arriti të kapë Starship-in pas një fluturimi orbital, duke e ndalur mes dy krahëve gjigantë prej çeliku të kullës së lëshimit në bazën Starbase të Teksasit.
None found
Videoja e publikuar të shtunën tregoi anijen teksa zbriste vertikalisht dhe kapej nga krahët mekanikë. Kjo arritje përbën përparim drejt synimit të kompanisë për të krijuar një sistem hapësinor që mund të ripërdoret plotësisht.
Fluturimi zgjati rreth 22 orë. Gjatë tij, Starship kreu 14 rrotullime rreth Tokës dhe vendosi në orbitë 26 satelitë të rinj Starlink.
Jared Isaacman, administratori i NASA-s, e përgëzoi ekipin e SpaceX në rrjetin X. “Urime Elon Musk-ut dhe ekipit të SpaceX! Ishte pothuajse magji. Çdo ditë po bindni gjithnjë e më shumë njerëz”, shkroi ai.
Edhe Elon Musk i uroi punonjësit e kompanisë. Më vonë, ai ndau pamje të kontrollit të anijes në platformë dhe tha se ajo “duket në gjendje shumë të mirë”.
Starship u nis të premten pasdite nga Starbase, pranë kufirit të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.
Sistemi përbëhet nga dy mjete: Super Heavy, përforcuesi që jep shtytjen në fazën fillestare, dhe anija Starship, e cila vijon udhëtimin drejt orbitës. Ndarja mes tyre u krye me sukses, por përforcuesi nuk arriti të kthehej te kulla për t’u kapur dhe u shkatërrua në Gjirin e Meksikës.
Kate Tice, përfaqësuese e SpaceX, tha se motorët e Super Heavy u fikën më herët se sa ishte planifikuar. Sistemi i drejtimit vlerësoi se përforcuesi nuk ishte në pozicionin e duhur dhe e devijoi drejt detit.
Inxhinierët po hetojnë arsyet e dështimit, ndërsa zona ku ranë pjesët e përforcuesit u shënua me bova.
Ndryshe nga Super Heavy, Starship vazhdoi fluturimin orbital. Anija qëndroi në një lartësi prej rreth 265 kilometrash dhe, përmes rrjetit Starlink, transmetoi pamje të drejtpërdrejta të vetes dhe Tokës.
Ky ishte fluturimi i 15-të i një sistemi Starship me përmasa të plota që prej vitit 2023, si dhe vetëm misioni i dytë ku anija arriti orbitën. SpaceX bëri të ditur se sistemet e saj, përfshirë mburojën termike që e mbron gjatë hyrjes në atmosferë, dukej se kishin punuar siç duhet.
Rikuperimi i anijes paraqet vështirësi të tjera nga kapja e përforcuesit. Starship kthehet nga orbita me shpejtësi shumë më të madhe dhe duhet t’i bëjë ballë temperaturave të larta gjatë hyrjes në atmosferë, përpara se të afrohet te kulla.
SpaceX kishte kapur me sukses Super Heavy tri herë më parë. Këtë radhë, risia ishte kapja e vetë anijes pas përfundimit të një misioni orbital.
“Kapëm një Starship dhe tani gjithçka ndryshon”, tha zëdhënësi i kompanisë, Dan Huot.
NASA ka investuar miliarda dollarë për zhvillimin e një varianti të Starship-it, i cili synohet të shërbejë për dërgimin e astronautëve në sipërfaqen e Hënës. Për këtë arsye, përparimi i programit lidhet drejtpërdrejt me planet e SHBA-së për eksplorimin hënor.
Për SpaceX, kthimi i anijes mund të ndihmojë në uljen e shpenzimeve dhe në shkurtimin e intervalit mes fluturimeve. Megjithatë, kapja e suksesshme nuk do të thotë se Starship mund të ripërdoret tashmë plotësisht dhe brenda një kohe të shkurtër: fillimisht duhet inspektuar e përgatitur, para se të fluturojë sërish.
Kompania ka zbatuar prej vitesh një qasje të ngjashme me përforcuesit Falcon 9, të cilët ulen vertikalisht dhe përdoren disa herë.
Me Starship, synimi i SpaceX është të rikuperojë dhe të ripërdorë të dy pjesët e sistemit. Misioni i fundit e çoi kompaninë më pranë këtij objektivi, por humbja e Super Heavy tregon se sfidat teknike nuk janë zgjidhur ende.
DashiKjo ditë sjell një rikuperim të rëndësishëm, sidomos në aspektin profesional. Tregohuni të duruar në dashuri, pasi dialogu i qetë…
Akili, banori i Big Brother VIP Kosova 5, ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Antonetën, por kjo e fundit…
Në një bisedë mes Valdetit, Shqiponjës dhe Zojës, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, është diskutuar për jetën…
Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 5, Bejta dhe Akili janë përplasur ashpër pas ndarjes së detyrave të shtëpisë…
Rreth 120 raste të reja me kancer të qafës së mitrës diagnostikohen çdo vit, ndërsa rreth 50 për qind e…
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku në fokus të diskutimeve dhe votimeve do të jetë…