tech

Si të kontrollojmë se cilat aplikacione kanë marrë të dhënat tona në Facebook? Këto janë dy mënyrat

Shumë përdorues të Facebook kur futen në aplikacione ndodhen shpesh para alternativës për tu loguar nëpërmjet Facebook apo nëpërmjet krijimit të një llogarie të re.

Sigurisht që shumica zgjedh të logohet nga Facebook duke mos humbur kohë për regjistrim dhe për të evituar harrimin e fjalëkalimit.

Të lidhura

None found

Pas historisë së Cambridge Analytica, ku Mendohet se janë vjedhur të dhëna nga mbi 50 milionë përdorues për qëllime fushate zgjedhore, përdoruesit e Facebook kanë filluar të shqetësohen për të dhënat dhe privatësinë e tyre dhe gjithashtu për aplikacionet e tjera.

Më poshtë ndodhet një guidë e shkurtër se si të kontrollojmë aplikacionet  të cilëve u kemi dhënë akses mbi të dhënat tona.

Nëse e kontrollojmë nga smartphone

Mjafton të futemi në aplikacion dhe të klikojmë në ikonën me tre viza horizontale e cila ndodhet poshtë djathtas. Më pas në Settings do të zgjidhni Account Settings/Apps/Logged in with Facebook. Aty do të shfaqen të gjithë aplikacionet për të cilat keni dhënë akses tek të dhënat personale. Duke klikuar mbi çdo aplikacion, ju jepet mundësia ta fshini atë ose të shihni se çfarë informacioni ka ky aplikacion mbi ty.

Nëse e kontrollojmë nga kompjuteri

E njëjta gjë ndodh nëse e hapim nga PC. Duke u loguar në Facebook dhe klikuar mbi shigjetën me kokë poshtë që ndodhet në të djathtë sipër, mund të zgjedhim Settings/App dhe do ju shfaqet lista e aplikacioneve.

Në përgjithësi, të gjithë aplikacionet tek të cilat është përdorur profili i Facebook si mjet logimi, kanë disa të dhëna të detyrueshme që marrin si psh emër, mbiemër, foto e profilit, foton e kopertinës, gjininë, adresën e e-mail etj.

Diçka tjetër për tu pasur kujdes kur fshijmë një aplikacion nga lista, është mesazhi që na shfaqet i cili shpreh se të dhënat mund të ruhen në aplikacion edhe pasi janë hequr nga Facebook. Në këtë rast do ju duhet të kontaktoni zhvilluesin e aplikacionit për të hequr nga databaza të dhënat.

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

7 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

7 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

7 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

7 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

7 hours ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

7 hours ago