tech

Si të bëjmë blerje të sigurta në internet, 5 pikat ku duhet të keni kujdes

Mund të kurseni shumë para duke shfrytëzuar ofertat që jepen në raste të veçanta, por duhet të jemi edhe vigjilent. Këshillat për blerje të sigurta në internet mund t’ju ndihmojnë që jo vetëm të shfrytëzoni ofertat në blerje, por edhe të mos shqetësoheni për gjëra të papritura.

Si të bëjmë blerje të sigurta në Internet?

5 janë pikat kryesore ku ju duhet të bëni kujdes për të bërë blerje online të sigurta. Ka shumë metoda që mashtruesit e internetit përdorin për të pëshkuar viktimat e tyre.

Nëse duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë…

Ndoshta keni kohë që dëshironi të blini një televizor 8K por çmimet janë tepër të larta. Deri kur jeni duke lexuar për gjëra të ndryshme në internet dhe krejt papritur… shfaqet televizori i “ëndrrave” tuaja me një çmim shumë tundues! Para se të vendosni numrat e kartës së debitit ose kartës së kreditit bëni këto hapa:

Si fillim, bëni disa kërkimi në internet për shitësin. Nëse është e munduar kontrolloni komentet nga blerës të tjerë. Kërkojeni njëherë për atë kompani në faqen e Better Business Bureau dhe shikoni për Scam Tracker të asaj faqeje se mos ka ndonjë raportim. Vizitoni faqet e denoncimeve si ComplaintsBoard dhe RipoffReport. Nuk gjetët asgjë? Kjo është një shenjë e keqe! Akoma edhe faqja me e sigurt për blerje në internet do të ketë ndonjë koment negativ, sepse gërnjarit do të komentojnë. Mungesa e plotë e raportimeve apo referimeve tregon një funksion që quhet «fly-by-night».

Nëse duket tepër e mirë për të qenë e vërtet, me shumë gjasa nuk është e vërtet. Hetimi i kujdesshëm i ofertës ju mundëson të shfrytëzoni rastin për ofertën e rrallë, të paimagjinueshme dhe speciale pa u “peshkuar” nga mashtruesit.

Përdorni një kartë krediti për blerje online

Nëse bëni një blerje duke mos qenë të sigurt për shitësin, përdorni një kartë krediti. Në vija të përgjithshme, nuk keni asnjë përgjegjësi të paguani për një transfertë të mashtruese. Nëse shitësi nuk e dërgon kurrë, ose refuzon kthimin prapa të parave ose përdor kartën tuaj për blerje të paligjshme, mund ta denonconi në filialin e bankës që ofron kartën e kreditit. Madje edhe nëse ndodheni në ato raste të veçanta që nuk përfshihet në politikën e bankës, ligji thotë se nuk jeni të detyruar të paguani për shpenzime mbi 50$.

Sigurisht, duhet ta ndiqni çështjen. Shmangni menjëherë blerjet mashtruese dhe kontaktoni sa më parë me filialin e bankës duket qartë se ajo që bletë nuk keni për ta marr kurrë. Kartat e debitit e kanë njëfarë mbrojtje, por nuk janë aq të forta sa kartat e krediti që gati-gati asnjë përgjegjësi. Për këtë arsye është mirë të përdorni një kartë krediti për blerje.

Të përdorni telefonin celular apo jo

Keni marrë ndonjëherë ndonjë mesazh nga ndonjë numër i panjohur për ndonjë ofertë fantastike? Ndoshta për ndonjë ofertë për një kohë të shkurtër? Uroj që të mos keni klikuar! Peshkimi elektronin nëpërmjet mesazheve, e njohur edhe si smishing, është realitet dhe shumë i rrezikshëm. Të klikoni në çdo lidhje nga dërgues të panjohur nuk është diçka e mençur.

Mos gjetët ndonjë lidhje nëpërmjet ndonjë kanali të besueshëm prsh, një reklame në ndonjë uebfaqeje ose ndonjë faqeje për oferta. Akoma edhe atëherë, telefoni ndoshta nuk është aparati i duhur për të parë atë ofertë. Me ekranin e vogël të celularit nuk mund të keni në ikonë më të plotë si mund të keni në një kompjuter ose lapotop. Mund të jetë më e vështirë për të dalluar një faqe mashtruese kur jeni nga telefoni. Për ta parë më mirë atë ofertë, dërgojeni me email vetes suaj lidhjen ose dërgojeni me mënyra të tjera në një tjetër aparate që ka ekran më të madh. Nga ana tjetër, nëse po blini nga ndonjë shitës i dëgjuar, blini duke përdorur aplikacionin e atij. Kështu blerjet nga celulari mund të mos jenë problematike. Thjeshtë mos e përdorni telefonin celular për të bërë blerje nga dyqanet e panjohura në internet.

Kujdes me linkun e faqes

Për një përvojë më të mirë blerjeje, ndiqni ata që njihen si etailers. Nëse blini nga Amazon apo Walmart, është e vërtet që merrni pjesë në planet e tyre për të patur pushtet botëror, por nga ana tjetër nuk do bini pre e mashtrimit. Po, do të humbni oferta të mira nga fillestarët, por do të shmangi gjithashtu rënien pre e mashtrimit dhe vjedhjes. Bëni kujdes për gabime shtypi. Mashtruesit duan të krijojnë faqe që ngjajnë shumë me kompanitë e shitjeve me pakicë, por me një ndryshim të lehtë në lidhje URL. Ndoshta lidhja URL përfundon me .biz kur uebfaqja zyrtare e kompanisë është .com. Ndoshta është një gabime drejtshkrimorë. Dyqanet e mëdha që ndodhen në internet blejnë emrat e ngjashëm me të tyren dhe i ridrejtojnë vizitorët tek faqja e tyre. Provova Amazono, Amazzon, Ammazon, Amazoon, akoma edhe Azamon, dhe të gjitha këto të ridrejtojnë tek faqja zyrtare e Amazon.

Pa kyç? Dilni menjëherë!

Është e vërtetë që ekziston një shtysë që çdo faqe interneti të përdorë një lidhje të sigurt HTTPS. Sigurisht që çdo uebfaqe tregtarë duhet të përdorë HTTPS. Si ta kuptoni këtë? Do të shikoni imazhin e një kyçi tek shiriti lidhjes kur jeni në një uebfaqe të sigurt. Disa programe shfletimi (browser) japin më shumë informacione, prsh. Chrome njofton kur një faqe është pa kyç si të pasigurt. Në nuk e shikoni kyçin dilni nga ajo faqe!

Këto ishin disa sugjerime se si të bëjmë blerje të sigurta në internet. Jeni të lutur që ta shpërndani këtë artikull edhe në rrjetet sociale për të informuar edhe persona të tjerë për të qenë sa më të sigurt kur bëjnë blerje në internet. /Tech AL

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

4 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

4 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

4 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

5 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

5 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

6 hours ago