Tesla ka ndaluar prodhimin e veturave elektrike në fabrikën gjermane, për shkak të vonesave të porosive si rrjedhojë e sulmeve të fundit në Detin e Kuq.
Tensionet në Detin e Kuq kanë ndikuar në ndërprerjen e rrugëve të ndryshme detare, gjë që i ka detyruar kompanitë të përdorin rrugë tjera alternative të cilat kanë dërguar në rënien e tregtisë globale.
Deti i Kuq përbën rreth 12 për qind të trafikut detar global, pasi u jep anijeve qasje në Kanalin e Suezit.
Tensionet u përshkallëzuan së fundmi kur SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën sulme ajrore dhe raketore në zonat e kontrolluara nga Houthi në Jemen. SHBA-ja tha se kishte nisur sulme mbi 60 objektiva në 16 lokacione militante të mbështetura nga Irani, duke përfshirë depot e municionieve, objektet e prodhimit, dhe sistemet e radarëve të mbrojtjes ajrore.
Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë në…
Përmes një postimi në rrjetet sociale, zv.presidentja e Partisë Demokratike, Erisa Xhixho, denoncon situatën alarmante të arsimit në Shqipëri, duke…
Gjykata e Fierit, ka dënuar me 25 vite burg, Laert Hasallën, i cili tre vite më parë dyshohet se porositi…
Ashtu si çdo fillim muaj, astrologia e njohur Meri Shehu, na jep një vlerësim për çdo shenjë zodiake dhe parashikimin…
Mëngjesin e sotëm, banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës, kanë dalë për të tretën herë në protestë për gjendjen e…
Botërori “FIFA2026” vijon të prodhoi shumë debat, kjo edhe për shkak të përfshirjes së madhe të Donald Trump, me presidentin…