Categories: tech

Shitjet e kompjuterëve goditen nga mungesa e çipave

Edhe pas lehtësimit të masave njerëzit vazhdojnë të blejnë kompjuterë personalë me ritmin e pandemisë. Kjo ka bërë që Dell Technologies Inc dhe HP Inc të raportojnë të ardhura përtej parashikimeve të Wall Street për tremujorin e parë të vitit, raporton PCW.

Pavarësisht kësaj, aksionet e Dell ranë me 1%, ndërsa ato të HP ranë me 6%, pasi dy kompanitë paralajmëruan që mungesa e çipit kompjuterik mund të ndikojë aftësinë e tyre për të përmbushur kërkesën për laptopë këtë vit.

Të lidhura

None found

HP Inc, e cila renditet e dyta midis prodhuesve botëror të PC-ve, tha se mungesat mund të limitojnë aftësinë për të prodhuar kompjuterë personalë dhe printerë deri në fund të këtij viti.

Por përsëri, kompanitë liderë në industrinë e pajisjeve kompjuterike, u shprehën se pritet që kërkesa për laptopë do të vazhdojë të rritet për shkak të punës dhe shkollimit në distancë. Dërgesat globale të kompjuterëve personalë u rritën me 55.2% gjatë tremujorit të parë.

Ndërsa Dell tha se të ardhurat nga shitja e kompjuterëve desktop, notebook-ëve dhe tabletëve u rritën me 20% në 13.31 miliard dollarë në tremujorin e raportuar.

Shitjet nga kompjuterët personalë të HP u rritën me 27% në periudhën Janar-Prill, ndërsa shitjet e notebook-ëve u rritën me 47% nga e njëjta periudhë e një viti më parë. Të ardhurat totale të Dell u rritën me 12% në 24.49 miliardë dollarë në tremujorin e parë, ndërsa HP raportoi të ardhura totale prej 15.9 miliardë dollarë.

Tags: CipaPCshitje

të fundit

Dy të vdekur nga përplasja e dy automjeteve pranë tunelit të Murrizit, mes tyre një shtetase e Maqedonisë së Veriut

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:15 në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy…

6 minutes ago

Kamberi debuton ndaj Izraelit: Krenar për momentin, por i zhgënjyer me barazimin

Lindrit Kamberi ka debutuar me fanellën e Kosovës në barazimin 0-0 ndaj Izraelit, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të…

9 minutes ago

Asllani i zhgënjyer nga 0-0 me Izraelin: Ndaj Irlandës synojmë vetëm fitoren

Sulmuesi Fisnik Asllani thotë se Kosova duhet t’i kërkojë vetëm pikët e plota me Irlandën, ndërsa është i dëshpëruar me…

15 minutes ago

Vojvoda pas barazimit ndaj Izraelit: Krijuam raste, por nuk shënuam

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është shprehur i dëshpëruar pas barazimit pa gola ndaj Izraelit, duke theksuar se…

21 minutes ago

Foda: Humbëm mundësinë për të shfrytëzuar rastet

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i zhgënjyer për rastet që nuk i shfrytëzoi skuadra sidomos në pjesën e…

27 minutes ago

Majko, Braçe dhe Xhafaj kundërshtojnë kërkesën e Ramës për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS

Kërkesa e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste ka shkaktuar kundërshti brenda…

29 minutes ago