Categories: tech

SHBA ndërhyn në mbështetje të Elon Musk për anulimin e gjobës 120 milionë euro ndaj X nga BE-ja

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka kërkuar të përfshihet në betejën ligjore të Elon Musk dhe platformës X kundër gjobës prej 120 milionë eurosh, ose 105 milionë paundësh, të vendosur nga Bashkimi Evropian për përdorimin e shenjave blu të verifikimit.

Të lidhura

None found

Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Përgjithshme të BE-së, ku SHBA-ja synon të mbështesë përpjekjet e Musk dhe X për rrëzimin e vendimit të Komisionit Evropian.

Sipas DOJ-së, Statuti i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së lejon ndërhyrjen e një shteti në një çështje gjyqësore kur ai mund të dëshmojë se ka “interes në rezultatin e çështjes”.

Departamenti amerikan argumenton se Uashingtoni “ka një interes të qartë” për të garantuar që vendimet e Komisionit të merren dhe zbatohen në përputhje me “mënyrën se si juridiksioni territorial kuptohet përgjithësisht në të drejtën ndërkombëtare”.

Gjithashtu, SHBA-ja kërkon që vendimi të mos dëmtojë në asnjë formë shërbimet dixhitale me seli në Amerikë, të cilat, sipas saj, “kontribuojnë ndjeshëm” në ekonominë amerikane.

Të enjten, ndihmësprokurori i përgjithshëm amerikan Brett A. Shumate akuzoi Komisionin Evropian se kishte “tentuar në mënyrë të papërshtatshme” të zgjeronte juridiksionin e vet mbi kompani amerikane që ndodhen jashtë kontrollit të tij.

Gjobën, e njoftuar në dhjetor 2025, Komisioni Evropian e lidhi me mënyrën se si X përdor shenjat blu. Sipas tij, platforma “i mashtron përdoruesit” duke u dhënë mundësi personave të paguajnë për verifikimin, pa “verifikuar në mënyrë kuptimplotë” identitetin e mbajtësit të llogarisë.

Rregullatorët evropianë e akuzuan gjithashtu X për mungesë transparence rreth reklamave dhe për pengimin e studiuesve që kërkonin akses në të dhëna publike.

Kur u vendos gjoba, Henna Virkkunen, nënkryetarja ekzekutive e Komisionit përgjegjëse për sovranitetin teknologjik, tha se institucioni po “e mbante X përgjegjës për cenimin e të drejtave të përdoruesve dhe shmangien e përgjegjësisë”.

“Mashtrimi i përdoruesve me shenjat blu të verifikimit, fshehja e informacionit mbi reklamat dhe përjashtimi i studiuesve nuk kanë vend në hapësirën online të BE-së”, u shpreh ajo.

Musk, i cili shpenzoi miliona dollarë për të ndihmuar në zgjedhjen e Donald Trumpit dhe republikanëve të tjerë, ka deklaruar më herët se rregullat evropiane për teknologjinë “pengojnë përparimin” e kompanive.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, si dhe Komisioni Federal i Komunikimeve, FCC, e kanë kritikuar rregullatorin evropian, duke e akuzuar për sulm dhe censurim të kompanive amerikane.

“Gjoba e Komisionit Evropian nuk është thjesht një sulm ndaj X; është një sulm ndaj të gjitha platformave amerikane të teknologjisë dhe popullit amerikan nga qeveritë e huaja”, shkroi Rubio në një postim në X.

Ai shtoi: “Ditët e censurimit të amerikanëve online kanë përfunduar.”

Musk e ripostoi deklaratën e Rubios dhe e shoqëroi me komentin: “Absolutisht.”

Komisioni Evropian ka mohuar se po synon një kombësi të caktuar, duke thënë se po mbron standardet e veta digjitale dhe demokratike, ndërsa synon të ruajë rolin e BE-së si pikë referimi globale.

Ky ishte vendimi i parë zyrtar i Komisionit për mospërputhje me rregullat në kuadër të Aktit të Shërbimeve Digjitale, DSA-së, një prej dy paketave të detyrueshme që rregullojnë platformat online në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, BE-ja po kryen edhe hetime të tjera ndaj X. Mes tyre është edhe një procedurë për asistentin e integruar me inteligjencë artificiale, Grok, për shkak të shqetësimeve se ai është përdorur për krijimin e imazheve të seksualizuara të personave realë.

/BBC/

të fundit

Limaj: Kosova nuk do të lejojë ndryshimin e historisë së saj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se aktgjykimi i Gjykatës Speciale në Hagë ka nxitur një ndjenjë krenarie te qytetarët…

4 minutes ago

Fjalimi në OKB, Rama nuk përmend Kosovën dhe UÇK-në

Në Kosovë kishte një pritshëmri të lartë se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do t’i kushtonte hapësirë në fjalimin e…

5 minutes ago

Ursula von der Leyen to visit Skopje on Friday

Komisioni Evropian në brifingun e së premtes me gazetarët e konfirmoi turneun e presidentes Ursula Von der Lajen në Ballkanin…

13 minutes ago

Filipçe warns: Macedonia at risk of being isolated from the European path

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në takimin e sotëm me delegacionin nga Senati i Republikës së Francës, shprehu shqetësim serioz…

13 minutes ago

Tenth night of the “Not in my name” protest in Prishtina, support for the KLA and its leaders in The Hague

Edhe sonte, natën e dhjetë me radhë qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin…

15 minutes ago

Konjufca in New York: The ruling against former KLA leaders must be corrected

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Gala Mbrëmjen e…

15 minutes ago