tech

Rritje e lehtë e Bitcoin në treg, ekspertët zbulojnë arsyet

Monedha virtuale Bitcoin ka pësuar rritje gjatë dy javëve të fundit. Kjo e kaloi prej 45,000 dollarësh, por gjithashtu e ktheu kriptomonedhën më të madhe në botë në territor pozitiv në vit.

Monedha u rrit në rreth 47,000 dollarë në orën 15:30. në Hong Kong, më shumë se sa mbi intervalin prej 35,000 deri në 45,000 dollarë ku ka ngecur që nga fillimi i janarit. Me fitimet e reja, Bitcoin tani është rritur me rreth 1.4% për vitin, krahasuar me një rënie prej 4.7% për S&P 500.

Nëse Bitcoin mund të vazhdojë të depërtojë “në një mënyrë kuptimplote”, ai duhet të fitojë shumë vrull pozitiv, tha në një shënim të dielën Matt Maley, kryestrategu i tregut në Miller Tabak + Co. Rick Bensignor, presidenti i Bensignor Investment Strategies, i cili tha se Bitcoin është “në prag të një rritje prej 20%.

Bitcoin po vendos hapësirë midis çmimit të tij dhe mesatares lëvizëse 50-ditore. Zhvillimi i parë ishte orientimi që Joe Biden i dha administratës që të shihnin mundësitë për rregullimin e këtij tregu, e ndjekur nga deklarata e shefes së Thesarit Janet Yellen si edhe nevoja e oligarkëve rusë për të bërë dhe pranuar pagesa në kriptomonedha pas sanksioneve nga Perëndimi.

“Ethereum” është rritur me më shumë se 4.7 për qind në 24 orët e fundit, duke tejkaluar vlerën prej 3,300 dollarësh. Ndërsa BNB lëviz rreth 430 dollarë, “Dogecoin” po lëviz në brezin 0,148624 dollarë dhe Shiba është në brezin 0,0002637 dollarë.

Ajo që ndikoi më shumë në rritje duket të ketë qenë deklkarata e Yellen, e cila tha se Thesari i shihte pozitivisht kriptomonedhat, të cilat sipas saj ofronin lehtësi në kryerjen e pagesave. Ky është një ndryshim thelbësor në qendrimin e SHBA-ve në lidhje me kriptomonedhat, pasi më herët i kanë parë me dyshim.

Fitimet e Bitcon që nga mesi i marsit – edhe kur lufta e Rusisë në Ukrainë u zvarrit – gjithashtu e forcuan atë kundrejt arit, rivalit të tij tradicional të strehës së sigurt.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria dhe Kosova.

të fundit

Nuk ka qetësi për Botërorin e Klubeve në Amerikë: Sërish ndërpritet ndeshja

Ka ndodhur sërish. Një tjetër ndeshje në Botërorin e Klubeve është ndërprerë përkohësisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.…

11 minutes ago

Reshje të dendura shiu edhe në Bulqizë, vështirësi qarkullimi në rrugët nacionale dhe rurale

Edhe Bulqiza është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta duke bërë që uji të vërshojë…

14 minutes ago

Kreu i Forcave Izraelite paralajmëron: Përgatituni për luftë të gjatë ndaj Iranit

Kreu i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Ejal Zamir, paralajmëroi për një “fushatë të gjatë” kundër Iranit, ndërsa Izraeli…

35 minutes ago

Mesfushori i “harruar” i Sylvinhos, 26-vjeçari shqiptar pranë transferimit tek Anderlecht

Emri i Lindon Selahit ka dalë sërish në skenë, edhe pse prej vitesh nuk bën pjesë në Kombëtaren shqiptare. Mesfushori…

50 minutes ago

Pse dështoi transferimi i Mirlind Dakut te Zeniti? Dyshime për ndikim politik dhe faktorë të brendshëm

Mediat ruse vijojnë të analizojnë prapaskenat e dështimit të transferimit të sulmuesit kosovar, Mirlind Daku, nga Rubin Kazani te Zenit…

52 minutes ago

BE i jep Serbisë paratë e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian ia ka ndarë Serbisë 51.7 milionë euro si kredi e butë, si pjesë e fazës së para-financimit të…

60 minutes ago