tech

Rritet në masë kërkesa për VPN në Rusi, çfarë është ajo

Derisa Rusia bllokoi aksesin në platformat kryesore të medieve sociale të Meta Platforms Inc, në Facebook dhe Instagram, kërkesa nga përdoruesit e internetit për mjete në mënyrë që të shmangen kufizimet u ‘rrit në qiell’, treguan të dhënat nga një firmë monitoruese.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, qasja në Instagram në Rusi u ndërpre nga e hëna në përgjigje të vendimit të Meta-s javën e kaluar për të lejuar përdoruesit e mediave sociale në Ukrainë të postojnë mesazhe të tilla si “vdekje pushtuesve rusë”. Facebook ishte tashmë i ndaluar për shkak të asaj që Moska tha se ishin kufizimet në aksesin e mediave ruse atje.

Të lidhura

None found

Në prag të ndalimit të Instagramit, kërkesa për Rrjetet Virtuale Private (VPN) që kodojnë të dhënat dhe fshehin vendndodhjen e një përdoruesi u rrit me 2,088 për qind më e lartë se kërkesa mesatare ditore në mes të shkurtit, treguan të dhënat nga firma monitoruese Top10VPN.

Rusia është vënë në cak të sanksioneve perëndimore për sulmet në Ukrainë dhe po lufton për të kontrolluar rrjedhën e informacionit, duke mbytur firmat e huaja të medieve sociale me ngadalësime të trafikut, dhe në rastin e Facebook dhe Instagram implementoi ndalime të plota.

Kërkesa për VPN kishte qenë tashmë në rritje në rajon pasi faqet e internetit ruse dhe ukrainase ranë preh e sulmeve kibernetike.

Rusia ndaloi disa VPN vitin e kaluar, por nuk ka arritur t’i bllokojë plotësisht.

të fundit

Kurti përshëndet kryeministrin e ri britanik, synon thellimin e partneritetit mes ushtrisë kosovare dhe asaj britanike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Andy Burnhamin për marrjen e detyrës si kryeministër i ri i…

2 minutes ago

Trump i bën thirrje publike kreut të FIFA-s: SHBA gati të aplikojë për një tjetër Kupë Bote

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se SHBA-ja do të aplikojë "menjëherë" për të organizuar Kupën e…

8 minutes ago

Aksident në afërsi të Gramshit, plagosen dy persona

Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Gramshit. Sipas…

11 minutes ago

Rrëmbyen dhe dhunuan një 28-vjeçar për qiranë e papaguar të dy makinave, arrestohen dy vëllezër dhe kushëriri në Lezhë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës pasi dyshohet se kanë marrë me forcë një 28-vjeçar dhe e kanë…

21 minutes ago

Shorti i Conference League, Dinamo e Ilir Dajës përballet me një sfidë të fortë (KUNDËRSHTARËT POTENCIALË)

DinamoËshtë hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për raundin e tretë të kualifikueseve të Conference League, aty ku Dinamo ka…

22 minutes ago

Dhjetë të vdekur nga goditja ruse mbi një anije drithërash në Odesa

Një sulm me raketa ruse ndaj një anijeje që transportonte misër pranë portit jugor të Odesës në Ukrainë vrau 10…

22 minutes ago