Categories: tech

Rama, jep dorëheqjen!” Protesta kundër kryeministrit hyn në ditën e 63-të, me pjesëmarrje edhe nga Gjermania e Anglia

Për më shumë se 60 vjet, Avtar Singh jetoi pa e ditur se çfarë kishte ndodhur me nënën e tij biologjike.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, në një tjetër pjesë të botës, Nicci Dhamu përpiqej prej vitesh të gjente vëllain e saj të madh, të cilin nëna e kishte humbur kur ai ishte ende fëmijë. Rrugët e tyre u kryqëzuan në mënyrë të befasishme falë ChatGPT-së.

Avtar kishte lindur në Indi dhe ishte rritur nga gjyshërit. Kur ishte nëntë vjeç, ai u nis drejt Kanadasë për t’u bashkuar me të atin, ndërsa mendonte se gruaja që e priti ishte nëna e tij.

Vetëm pas shumë vitesh kuptoi se ajo ishte njerka e tij dhe se nëna biologjike quhej Savinder. Megjithatë, nuk arriti të mësonte se ku ndodhej ajo. Për dekada me radhë kërkoi në internet, në arkiva dhe përmes mediave, por përpjekjet e tij nuk dhanë rezultat.

Gjatë një qëndrimi në Francë, në maj të këtij viti, ai vendosi të kërkonte ndihmë nga ChatGPT.

“Mendova se nuk më kishte mbetur asgjë pa provuar. Pse të mos i jepja një shans edhe inteligjencës artificiale?”, kujton ai, sipas The Guardian.

Duke përdorur informacionin e kufizuar që Avtar kishte për nënën e tij, ChatGPT i shfaqi një artikull për Savinder Kaur Nagi. Shkrimin e kishte përgatitur Nicci Dhamu në kujtim të nënës së saj, e cila kishte vdekur në vitin 2024.

Pa qenë i bindur se kishte gjetur gjurmën e saktë, Avtar i dërgoi një mesazh autores së artikullit.

Pak orë më pas, të dy zhvilluan një telefonatë që do t’ua ndryshonte jetën.

Avtar e pyeti nëse Savinder kishte pasur fëmijë, ndërsa Nicci i tha se ajo kishte një djalë.

Pak më vonë, Nicci e pyeti: “Titu, je ti?”, duke përdorur nofkën e njohur vetëm nga familjarët e tij.

“Po, jam unë”, u përgjigj Avtar. “Nuk ma kishte thënë askush atë nofkë që kur isha fëmijë.”

Brenda disa ditësh, Avtar shkoi në Londër. Atje takoi për herë të parë motrën, xhaxhain dhe familjarët e tjerë nga ana e nënës.

Së bashku, ata rikthyen në kujtesë historinë e Savinderit. Pas një martese të dështuar, ajo ishte detyruar të ndahej nga i biri, por nuk kishte reshtur kurrë së menduari për të.

Edhe pse ribashkimi u mundësua nga ChatGPT, Avtar e sheh me realizëm kontributin e inteligjencës artificiale.

“Për momentin, AI mbetet një motor kërkimi i avancuar. Ajo gjeti përputhjen më të mirë bazuar në informacionin që i dhashë. Nuk ka inteligjencë në këtë proces”, tha ai.

Për Nicci-n, kjo histori ka një domethënie shumë më të ndjerë.

“Kush mund ta kishte imagjinuar se ChatGPT do të gjente një artikull, artikulli do të çonte te një email dhe emaili te e gjithë kjo? Edhe inteligjenca artificiale mund të ketë një anë njerëzore. Mjafton të shihni se çfarë ndodhi”, u shpreh ajo.

të fundit

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

4 minutes ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

15 minutes ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

25 minutes ago

Around 20 miners leave Trepça, while more than 40 remain trapped

Rreth 20 minatorë të Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera, ndërsa mbi 40 të tjerë vazhdojnë të mbeten të…

26 minutes ago

Minatori i Trepçës pas daljes nga nëntoka: Koleget janë mirë dhe po ngjiten drejt daljes

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

26 minutes ago

The first trapped miners begin leaving Trepça

Grupi i parë i minatorëve ka nisur të dalë nga miniera, katër prej tyre përmes shkallëve emergjente, ndërsa energjia elektrike…

26 minutes ago