Prodhuesi i pajisjeve bujqësore John Deere ka zbuluar traktorin e tij të parë të automatizuar që mund të punojë tokën pa shofer.
Mjeti mund të aktivizohet nga një smartphone, duke përdorur kamera dhe sensorë për të lëvizuar në tokat bujqëqsore.
Në fakt është një paketë e cila mund të vendoset edhe në traktorët e vjetër.
Kjo kompani nuk është e para që prezanton këtë teknologji, por është ndër prodhuesit më të mëdhenjt të pajisjeve bujqëosre në botë.
Paketa e automatizimit ka gjashtë kamera, të cilat e monitorojnë atë përreth, si edhe vendosin në punë makineritë dhe shmangin përplasjet.
Bujqësia mbetet shumë më e rrezikshme se sektorët e tjerë të punësimit. Traktorët e automatizuar dhe pajisjet e tjera të fermës e largojnë fermerin nga afërsia e makinerive të rënda, por gjithashtu mbështeten në aftësinë e teknologjisë për të zbuluar rreziqet e mundshme.
Kompania thotë se e ka testuar teknologjia për tre vjet, para se të bëntë prezantimin zyrtar. Komapania ka planifikuar të nxjerrë në treg fillimisht një numër të reduktuar, duket shitur 12 deri 20 traktorë.
Kompania gjithashtu ka qenë më parë nën kritika për zhvillimet e saj teknologjike, për të cilat disa fermerë kanë argumentuar se e bëjnë shumë më të vështirë riparimin e pajisjeve të tyre. r.t/albeu.com
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka deklaruar ditën e sotme në takim e "Aleancës së Vullnetit" se Italia nuk do të…
Shqipëria luan përballë Gjibraltarit në një miqësore për të provuar forcën përpara sfidës kualifikuese për Botërorin e 2026-ës, me Letoninë…
Përpara nisjes së kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, Zvicra zhvilloi sot konferencën për shtyp në prag të përballjes me…
Kolegji zgjedhor vendosi me shumicë votash: Rrëzimin e padisë së Partisë Demokratike, ky vendim është i formës së prerë dhe…
Më 15 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës e njohur si Gjykata Speciale, do të nisin fazën e re të…
Lëvizjet drejt zonave të juglindjes kanë sjellë fluks të shtuar në aksin Tiranë-Elbasan, duke krijuar trafik të rënduar. Trafiku ka…