Categories: tech

Presion mbi krerët e teknologjisë për të kontrolluar lajmet e rreme

Shefat ekzekutivë të kompanive Facebook, Google dhe Twitter u përballën me pyetje të vështira nga ligjvënësit amerikanë, për rolin e këtyre firmave në trazirat në Kongres, më 6 janar, dhe dështimin për të kontrolluar përhapjen e dezinformatave.

Shefat ekzekutivë u përballën me akuza se platformat e tyre të mediave sociale nuk arrijnë të kontrollojnë në mënyrë efektive përmbajtjen.

Të lidhura

None found

 

 

Seanca virtuale dëgjimore në një komitet të Dhomës së Përfaqësuesve zgjati gjashtë orë.

Ligjvënësit thanë se platformat në fjalë promovojnë gjithçka, nga ekstremizmi politik deri te dezinformatat për vaksina.

Shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, tha se nuk është e mundur që të kontrollohet e gjithë përmbajtja e dëmshme, pa cenuar liritë.

Por, ligjvënësit u shprehën të zhgënjyer me hezitimin e Zuckerbergut, si dhe të kreut të Twitter-it, Jack Dorsey, dhe të Google-it, Sundar Pichai, për të pranuar përgjegjësinë për rolin që platformat e tyre kanë luajtur në sulmin në Kongres.

Më 6 janar, mbështetës të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, u futën dhunshëm në ndërtesën e Kongresit amerikan, derisa ky i fundit po certifikonte fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale.

Pesë vetë, përfshirë një zyrtar policor, mbetën të vrarë në trazira.

“Si është e mundur që ju të mos pranoni se Facebook ka luajtur një rol qendror në lehtësimin e planifikimit dhe ekzekutimit të sulmit në Kongres”, pyeti ligjvënësi demokrat, Mike Doyle, Zuckerbergun.

“Zgjedhjet tuaja kanë vënë jetën dhe demokracinë tonë në rrezik”, tha ai.

Seanca u zhvillua me mbështetje të plotë dypartiake. Edhe demokratët, edhe republikanët në Kongres duan ndryshimin e rregullave. Ata kanë vënë në shënjestër Nenin 230 të Aktit të Komunikimeve të Dinjitetshme – një rregull ky që i mbron firmat nga paditja për përmbajtjen që postojnë përdoruesit në faqet e tyre.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë thirrje më herët që ky rregull të rishikohet.

Shefat e rrjeteve sociale dhanë detaje për ndryshimet që kanë bërë në platformat e tyre. Ata kujtuan se kanë bllokuar llogaritë e Trumpit, pas pretendimeve të tij të rreme për mashtrime në zgjedhje. Po ashtu thanë se kanë bllokuar qindra mijëra postime që përhapnin dezinformata për sëmundjen COVID-19.

Shefi i Twitter-it, Jack Dorsey, tha se nëse Qeveria amerikane dikton atë që mund dhe nuk mund të thuhet në platforma, një gjë e tillë mund t’i kthejë ato në shërbime, ku njerëzit nuk mund t’i vënë në dyshim qeveritë.

“Ky është realiteti në shumë vende sot”, tha Dorsey.

Por, anëtarët e komitetit nuk e mbështetën. Disa, madje, i akuzuan firmat për përdorimin e disa algoritmeve që i çojnë përdoruesit në përmbajtje më përçarëse dhe më ekstreme. Në këtë mënyrë, thanë ata, firmat i mbajnë njerëzit të angazhuar më gjatë dhe i rrisin fitimet.

Shefat e rrjeteve sociale i mohuan pretendimet e tilla dhe thanë se ato pasqyrojnë keqkuptimet rreth funksionimit të algoritmeve.

Të tre ata janë përballur me një sërë dëgjimesh në Kongres, këtë vit. Kjo ishte paraqitja e katërt për Zuckerbergun dhe e treta për Dorseyn dhe Pichain.

të fundit

Vizita e Edi Ramës në Strugë dhe Ohër sjell bllokime rrugore nesër nga ora 06:00 deri në 17:00

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Strugë dhe Ohër, bllokime nga ora 06:00 deri në 17:00.SPB Ohër njofton se…

1 minute ago

Sistemi “Safe City” nis ndëshkimin automatik të parkimit të parregullt nga dhjetori

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“ (Safe City) zyrtarisht do të ketë një funksion…

2 minutes ago

Trump: Irani do një ujdi që s’e pranoj, Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një qëndrim të ashpër ndaj Iranit dhe kufizime të reja për kompanitë amerikane të…

4 minutes ago

Kur çmimi më i madh individual ndiqet nga fatkeqësia – tre fituesit e fundit të Topit të Artë dhe dëmtimet e tyre të rënda

Rodri, Ousmane Dembele dhe Harry Kane - tre emrat që kanë fituar Topin e Artë në edicionet e fundit, kanë…

5 minutes ago

Mbi 1,100 nxënës përfshihen në fushatën ndërgjegjësuese të Policisë kundër trafikimit me njerëz

Policia mban ligjërata kundër trafikimit me njerëz në 42 shkolla, përfshihen mbi 1,100 nxënës Policia e Kosovës ka organizuar ligjërata…

12 minutes ago

Kristian Shpendi vijon formën e shkëlqyer në Serie B, shënon sërish për Cezenën

Goli i Kristian ShpenditNë javën e 12-të të Serie B në Itali, sulmuesi i Shqipërisë, Kristian Shpendi, nuk ka të…

17 minutes ago