Categories: tech

Pervert glasses” zgjidhet shprehja e vitit 2026 nga Macquarie

Fjalori australian Macquarie ka shpallur “pervert glasses” shprehjen e vitit 2026.

Ky term përçmues, i cili në shqip mund të përkthehet “syzet e perversëve”, i referohet syzeve inteligjente të pajisura me kamera. Emërtimi lidhet me frikën se këto pajisje mund të përdoren për fotografimin ose filmimin e personave pa dijeninë dhe miratimin e tyre.

Të lidhura

None found

Shprehja u rendit e para si në votimin e publikut, ashtu edhe në përzgjedhjen e bërë nga komiteti i fjalorit.

Sipas komitetit, zgjedhja e saj pasqyron dy prej zhvillimeve kryesore të vitit: avancimin e shpejtë të inteligjencës artificiale dhe kërkesat për vendosjen e rregullave më të forta për pajisjet që përdorin këtë teknologji.

Mes kandidatëve të tjerë për shprehjen e vitit ishin “nudify”, që lidhet me krijimin e imazheve nudo përmes inteligjencës artificiale, si dhe “AI;DR”, një shkurtim që përdoret për të shprehur mosgatishmërinë për të lexuar materiale të prodhuara nga inteligjenca artificiale.

Debati rreth privatësisë është përqendruar veçanërisht te syzet inteligjente si modelet Ray-Ban të Meta-s. Këto pajisje kanë kamera, mikrofona dhe asistentë me inteligjencë artificiale të integruar në korniza që duken si syze të zakonshme.

Organizatat që merren me mbrojtjen e privatësisë paralajmërojnë se prania e këtyre pajisjeve mund ta vështirësojë dallimin e momentit kur një person po filmon në një hapësirë publike.

Autoriteti holandez për mbrojtjen e të dhënave u ka rekomanduar konsumatorëve të mos blejnë për përdorim të përgjithshëm syze me kamera dhe inteligjencë artificiale. Pas analizimit të gjashtë modeleve, rregullatori evidentoi rreziqe që prekin privatësinë e personave përreth, por edhe sigurinë e përdoruesve, të cilët mund të marrin të dhëna të pasakta nga asistenti i pajisjes.

Gazetari i teknologjisë i PCMag, Will Greenwaldit, shpjegon se në disa modele kamera shfaqet si një pikë e vogël e errët në cep të kornizës, pranë menteshës. Për shkak të madhësisë dhe vendosjes, ajo mund të merret për një vidë ose për një pjesë dekorative. Në disa versione, kornizat kanë edhe bishta më të trashë, ku vendosen bateria, altoparlantët dhe komponentët e tjerë elektronikë.

Meta deklaron se syzet e saj me kamera kanë në pjesën e përparme një dritë sinjalizuese, e cila pulson gjatë fotografimit ose regjistrimit të videos. Kompania thotë se kjo dritë nuk mund të çaktivizohet dhe se kamera ndalon së funksionuari nëse dikush e mbulon ose ndërhyn te treguesi.

të fundit

Sot protesta masive kundër qeverisë dhe Edi Ramës në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen për dorëheqjen e kryeministrit

Në Ditën e Pavarësisë, studentë, qytetarë dhe shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit pritet të mblidhen sot në Tiranë në…

2 minutes ago

Mot me reshje të dendshme dhe dëborë, paralajmërohen përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe…

9 minutes ago

Hodai: Sistemi i arsimit të lartë është alarmant, jepen diploma pa ndjekur asnjë ditë mësimi

Gjendja në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut është alarmante, ndërsa dyshimet serioze për marrjen e paligjshme të diplomave…

9 minutes ago

Kriza financiare shkakton ndërprerjen e ndeshjes në Irak pas vetëm 14 minutash

Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…

8 hours ago

Pozhari: After the situation in the north, the new mandate is expected to focus on tackling organized crime

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…

8 hours ago

Horoskopi 28 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…

8 hours ago