Meta, kompania amë e Facebook-ut, ka thënë se përdoruesit aktivë ditorë kanë rënë në 1.929 miliard në çerekun e fundit të vitit 2021, në krahasim me 1.930 miliard në çerekun paraprak.
Kjo kompani ka paralajmëruar për rënie të fitimeve teksa përballet me garë nga rivalët si TikTok dhe YouTube, meqë edhe reklamuesit janë duke zvogëluar shpenzimet.
None found
Pas njoftimit, vlera e aksioneve të kompanisë Meta ka rënë për 20 për qind, shifër që në të holla përkthehet me 200 miliardë dollarë.
Vlera e aksioneve ka rënë edhe te platformat tjera të mediave sociale, duke përfshirë Twitter, Snap dhe Pinterest.
Shef ekzekutiv i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg ka thënë se rritja e kompanisë është dëmtuar, pasi audiencat, – kryesisht të rinjtë – kanë kaluar te rivalët.
Meta, e cila përbën platformën e dytë më të madhe në botë për reklamim, pas Google, ka thënë se është dëmtuar edhe nga ndryshimet për privatësi në sistemin operativ të pajisjeve të kompanisë, Apple.
Ndryshimet ua kanë vështirësuar kompanive procesin e shënjestrimit dhe matjes së efektit të reklamave të tyre në Facebook dhe Instagram.
Zuckerberg ka thënë se është i bindur se investimet në realitetin virtual do të kenë rezultatin e vet. /Rel/
Një krijues në YouTube, i njohur si Vasiliy Builds, po ndërton një automjet të pazakontë, i cili synon të zhvillojë…
Ekziston një thënie e përhapur se, nëse gomat tuaja janë më të vjetra se pesë vite, duhet t'i ndërroni ato…
Klubi turk Galatasaray ka reaguar me një mesazh prekës pas vdekjes së Xhevat Prekazit, ish-futbollistit që la gjurmë të rëndësishme…
33 persona, përfshirë gra dhe fëmijë kanë humbur jetën nga sulmet ajrore të Arabisë Saudite në Jemen. Mediat shkruajnë se…
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanch, tha se roli i tij do të jetë të mbrojë anëtarët e administratës…
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se është [...] Read More... The post Trump: Një sulm i ri ndaj Iranit është…