Një pastor në shtetin Amerikan të Kolorados dhe bashkëshortja e tij akuzohen për një skemë mashtrimi multi-milionë dollarëshe në kriptomonedha me qindra besimtarë lokalë të krishterë.
Prokurorët akuzojnë pastorin Eli Regalado dhe bashkëshorten e tij Kaitlyn, se kanë mashtruar njerëzit duke ju shitur 3 milionë dollarë kriptomonedha të pavlera.
Çifti fitoi 1.3 milionë dollarë nga skema gjatë periudhës Qershor 2022 deri në Prill 2023 thanë prokurorët. Pastori tha se plani i tij ishte frymëzuar nga Zoti thuhej në dokumentet e hetimit.
“Zoti i ka thënë atij drejtpërdrejt se investitorët duhet të bëhen të pasur duke investuar në INDXcoin,” një kriptomonedhë e krijuar, reklamuar dhe shitur nga çifti në fjalë.
INDXcoin ofrohej në zonën e Denver për besimtarët e krishterët përmes Bursës Kingdom Wealth e cila ishte në pronësi dhe operohej nga çifti Regalado.
Ata nuk ishte asnjë lloj eksperience në kriptomonedha dhe INDXcoin konsiderohej e pasigurtë dhe plot probleme teknike. Ndërkaq ata vijuan ta promovonin si një investim të profilit të lartë dhe me rrezik të uët.
Në të vërtetë INDXcoin nuk kishte asnjë vlerë dhe çifti përdori fondet e gjeneruara për të financuar jetën e tyre luksoze.
Ndërkohë, dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. /PCWorld Albanian
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për pjesëtarët e grupit kriminal që dyshohet se…
Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I.…
Kjo periudhë e dimrit shoqërohet me shtim të rasteve të virozave dhe gripit, duke sjellë një ngarkesë më të madhe…
Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar sërish për arrestimin e fëmijës dje nga policia, pas protestës madhështore…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë me protesta, duke e cilësuar situatën politike…