Avtar Singh kaloi mbi 60 vite me një boshllëk të madh në zemër, pa e ditur kurrë se çfarë fati kishte pësuar nëna e tij e vërtetë.
None found
Ndërkohë, në skajin tjetër të globit, Nicci Dhamu nuk kishte pushuar së kërkuari vëllanë e saj të madh, të cilin e ëma e kishte humbur qysh kur ai ishte i vogël. Një histori që dukej pa shpresë mori një rrjedhë krejt të re falë ChatGPT.
I lindur në Indi, Avtari u rrit nga gjyshërit dhe në moshën 9-vjeçare u transferua në Kanada për të jetuar me të atin. Për një kohë të gjatë, ai besoi se gruaja që i doli përpara ishte nëna e tij.
E vërteta iu shfaq vetëm më vonë: ajo ishte njerka e tij, ndërsa nëna biologjike quhej Savinder. Për dekada të tëra, ai u përpoq të gjente gjurmët e saj përmes kërkimeve online, arkivave dhe mediave, por çdo përpjekje rezultoi e kotë.
Kthesa erdhi në maj të këtij viti, teksa ndodhej me pushime në Francë. Avtari vendosi t’i kërkonte ndihmë ChatGPT-së.
“Isha i bindur se kisha shteruar çdo rrugë. Pse të mos i jepja një shans edhe inteligjencës artificiale?”, rrëfen ai për The Guardian.
Me ato pak të dhëna që zotëronte për të ëmën, ChatGPT i rekomandoi një shkrim kushtuar Savinder Kaur Nagi-t, të botuar nga Nicci Dhamu në nderim të nënës së saj, e cila ishte ndarë nga jeta në vitin 2024.
Pa pasur siguri nëse ishte rruga e duhur, Avtari i dërgoi një mesazh autores së artikullit.
Pas pak orësh, një bisedë telefonike do t’ua ndryshonte jetën përgjithmonë të dyve.
“A kishte ajo fëmijë?”, e pyeti Avtari.
“Po. Kishte një djalë”, u përgjigj Nicci.
“Titu, a je ti?”, vijoi ajo pas disa çasteve, duke shqiptuar pseudonimin që e dallonte vetëm rrethi i ngushtë familjar.
“Po, unë jam”, konfirmoi Avtari. “Askush nuk më kishte thirrur me atë emër që prej fëmijërisë.”
Vetëm pak ditë më pas, Avtari mbërriti në Londër, ku u takua për herë të parë me motrën, xhaxhain dhe gjithë familjen e nënës.
Së bashku, ata rindërtuan copëzat e jetës së Savinderit, e cila qe detyruar të ndahej nga i biri pas një martese të dështuar, por nuk e kishte harruar asnjë çast.
Megjithëse ribashkimi u bë realitet në sajë të ChatGPT-së, Avtari ruan një qëndrim të matur ndaj teknologjisë.
“Në këtë fazë, AI është thjesht një motor kërkimi i fuqishëm. Identifikoi lidhjen më të mirë bazuar në informacionin që i dhashë. Nuk ka inteligjencë të mirëfilltë në këtë proces”, theksoi ai.
Për Nicci-n, gjithçka ka një ngjyrim thellësisht emocional.
“Kush do ta imagjinonte që ChatGPT do të të çonte te një artikull, ai artikull te një email dhe ai email te kjo që po jetojmë? Edhe inteligjenca artificiale ka një dimension njerëzor. Ja, shihni se çfarë ndodhi”, përfundoi ajo.
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…