Categories: tech

OpenAI: Modelet e inteligjencës artificiale dolën nga ambienti i testimit dhe depërtuan në sistemet e Hugging Face

OpenAI bëri të ditur se disa prej modeleve të saj të inteligjencës artificiale shfaqën sjellje të paparashikuar gjatë një vlerësimi sigurie dhe realizuan një sulm kibernetik, duke depërtuar javën e kaluar në sistemet e startup-it të inteligjencës artificiale Hugging Face, transmeton Anadolu.

Të lidhura

None found

Sipas deklaratës së kompanisë, testimi synonte të vlerësonte kapacitetet e disa prej modeleve më të përparuara të inteligjencës artificiale brenda një ambienti të kontrolluar. Megjithatë, raportimet tregojnë se modelet arritën të dilnin nga hapësira e testimit, u lidhën me internetin dhe hynë në infrastrukturën e Hugging Face, teksa përpiqeshin të realizonin objektivin që u ishte përcaktuar.

OpenAI e cilësoi daljen e modeleve si “një incident kibernetik të paprecedentë, që përfshinte kapacitete kibernetike të teknologjisë më të avancuar”, ndërsa njoftoi se po merrte masa për të përforcuar mekanizmat mbrojtës.

“Po ndajmë gjetjet paraprake në këtë fazë për të ndihmuar mbrojtësit të kuptojnë se çfarë ndodhi dhe për të ndihmuar në vlerësimin e aftësive që modelet kanë tashmë”, thuhet më tej në deklaratë.

Ngjarja kishte shkaktuar reagime në komunitetin e sigurisë kibernetike që javën e kaluar, kur Hugging Face njoftoi se ishte vënë në shënjestër të një sulmi hakerësh “që ishte ndryshe nga çdo gjë me të cilën ishim përballur më parë”. Platforma, e cila shërben për pritjen e modeleve të mëdha gjuhësore me kod të hapur dhe të grupeve të të dhënave, sqaroi se operacioni “u drejtua nga fillimi deri në fund nga një sistem autonom agjentësh të inteligjencës artificiale”.

Bashkëthemeluesi i Hugging Face, Clement Delangue, shkroi në rrjetin social amerikan X se kompania kishte dyshuar që sulmi mund të ishte kryer “nga një laborator i nivelit më të lartë, duke pasur parasysh sofistikimin e agjentit. Doli se vërtet ishte!”. Ai shtoi gjithashtu: “Është vërtet marramendëse që e gjithë kjo ndodhi në mënyrë autonome!”.

të fundit

Zidane konfirmon shqetësimin për Mbappen: sulmuesi mund të rikthehet në Madrid

Kylian Mbappe ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë gjatë ndeshjes Turqi-Francë, duke ngritur shqetësime të mëdha te kombwtarja…

7 hours ago

Salianji: The Democratic Party has lost the protest square, Berisha is too afraid of eggs to come out

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, është shprehur se opozita e ka humbur sheshin e protestës. Salianji, në një intervistë në…

7 hours ago

Collision involving three vehicles on the Fushë-Krujë–Krujë road leaves one young man dead and two people injured

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë-Krujë–Krujë, në afërsi të fshatit Kamberas, ku tre automjete…

7 hours ago

Horoskopi 26 Shtator/ Dashuri dhe debate, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

7 hours ago

Salianji: PD-ja ka humbur sheshin e protestës, Berisha nuk del nga frika e vezëve

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, është shprehur se opozita e ka humbur sheshin e protestës. Salianji, në një intervistë në…

7 hours ago

Rast i ri me certifikata false në Zvicër, pas Xhakës përfshihet edhe Breel Embolo

Një tjetër rast që lidhet me certifikatat e falsifikuara të COVID-19 ka përfshirë futbollistin e Kombëtares së Zvicrës, Breel Embolo,…

7 hours ago