Categories: tech

Nvidia parashikon dyfishim të shitjeve të çipave gjatë vitit të ardhshëm

Nvidia, kompania amerikane e prodhimit të çipave, parashikon që vitin e ardhshëm të shesë dy herë më shumë çipa krahasuar me këtë vit. CEO Jensen Huang e bëri të ditur këtë të enjte, duke e lidhur pritshmërinë me kërkesën e lartë për inteligjencë artificiale në industri dhe ekonomi të ndryshme.

Të lidhura

None found

Duke folur me gazetarët përpara një samiti për inteligjencën artificiale në Skoci, ku ishte i pranishëm edhe Mbreti i Britanisë, Charles III, Huang deklaroi se pret që shitjet e çipave të Nvidia-s të dyfishohen vitin e ardhshëm.

Sipas tij, kjo prirje nxitet nga përfitimet që inteligjenca artificiale u sjell sektorëve dhe ekonomive të ndryshme. Huang shtoi se pothuajse në çdo vend ku kompania është e pranishme vërehet interes për të investuar në IA.

Ky parashikim tregon se gjiganti i gjysmëpërçuesve pritet ta vijojë zgjerimin e shpejtë gjatë gjashtë tremujorëve të ardhshëm. Së fundmi, Nvidia parashikoi rritje prej 70% të të ardhurave për vitin fiskal që mbyllet në janar 2028, çka mund t’i çojë të ardhurat vjetore të kompanisë në rreth 673 miliardë dollarë.

Nvidia nuk publikon të dhëna për numrin e përgjithshëm të çipave që shet. Ndër produktet e saj më të njohura janë njësitë e përpunimit grafik për qendrat e të dhënave, përfshirë çipat Blackwell dhe Rubin, të cilët përdoren për zhvillimin dhe funksionimin e sistemeve të avancuara të inteligjencës artificiale.

Vitin e kaluar, Huang bëri të ditur se Nvidia kishte shitur 6 milionë GPU Blackwell gjatë katër tremujorëve.

Krahas GPU-ve, portofoli i Nvidia-s përfshin njësi qendrore përpunimi, çelësa rrjeti, çipa për rrjete optike, procesorë laptopësh dhe sisteme Jetson të destinuara për robotë dhe automjete. Kompania prodhon gjithashtu procesorin që përdoret në konsolën Nintendo Switch 2.

Në samit, Huang iu bashkua përfaqësuesve të Google DeepMind, OpenAI dhe Anthropic. Diskutimet u përqendruan te siguria e inteligjencës artificiale, në një kohë kur po shtohen shqetësimet për rreziqet e modeleve gjithnjë e më të përparuara.

Huang theksoi se, kur një produkt nuk është i sigurt, ai duhet frenuar dhe puna për projektimin e tij duhet të vazhdojë./AA.

të fundit

Kurti meets diaspora in Paris: State will guarantee loans for investment in Kosovo

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua në Paris me pjesëtarë të mërgatës. Në këtë takim që u zhvillua para…

2 seconds ago

Paris hosts Peace Forum, Albin Kurti among participants

Ministrat e Jashtëm të G7 do të takohen sot dhe nesër në Paris. Në këtë takim të dytë zyrtar dy…

21 seconds ago

Mora zgjedh numrin 86: Fanella 7 e Ronaldos mbart shumë përgjegjësi

Talenti portugez, Rodrigo Mora, ka përjashtuar mundësinë që të marrë fanellën ikonike me numrin 7 të Cristiano Ronaldos te Kombëtarja…

35 seconds ago

Lawyer requests Mihailova’s online participation in court hearing

Iva Mihailova, e akuzuar për aksidentin rrugor pranë Koçanit në të cilin humbi jetën një person, njofton mundësinë e vazhdimit…

39 seconds ago

Ekzekutimi i Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në vitin 2005, SPAK kërkon nga 25 vite burg për gjashtë të pandehurit

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, të ndodhura në vitin 2005. SPAK…

2 minutes ago

Avokati kërkon pjesëmarrjen online të Mihailovës në seancën gjyqësore

Iva Mihailova, e akuzuar për aksidentin rrugor pranë Koçanit në të cilin humbi jetën një person, njofton mundësinë e vazhdimit…

11 minutes ago