Eksperti dhe arkitekti i rrjeteve Erion Demiri foli në emisionin “SYRI I BOTËS” në SYRI TV, të moderuar nga Dori Daka, për mënyrën se si NVIDIA u shndërrua nga një kompani e vogël në një prej gjigantëve më të mëdhenj të teknologjisë në botë.
Sipas Demirit, kompania amerikane u themelua vite më parë nga Jensen Huang. Në fillimet e saj, NVIDIA merrej me zhvillimin e çipeve për kartat grafike, pjesa që mundëson lidhjen e kompjuterit me ekranin. Më vonë, çipet e saj gjetën përdorim në zinxhirin e veprimtarive të lidhura me paratë virtuale, ose kriptomonedhat.
None found
Demiri shpjegoi se sot çipet e NVIDIA-s janë në themel të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale nga kompani në mbarë botën. Pikërisht kjo rëndësi e teknologjisë së saj, tha ai, është në qendër të diskutimit për kompaninë.
NVIDIA tashmë ka asete me vlerë miliarda dollarë dhe nuk i përket më vetëm një personi. Huang është CEO i saj dhe zotëron një numër të madh aksionesh. Demiri theksoi se kompania, e cila ka arritur majat, kryen gjithashtu shumë kërkime për zhvillimin e çipeve që janë thelbësore për Inteligjencën Artificiale.
Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës i është dhuruar roboti i parë tokësor pa ekuipazh (UGV), i prodhuar në Kosovë nga…
Në Maqedoninë e Veriut kemi rënie të numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë autobusin. Në tremujorin e tretë të këtij…
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në lagjen Velania të Prishtinës,…
Teksa në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me një grup të rinjsh në…
Ndonëse shoqëritë e tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve mbizotërojnë në listën e më të mëdhave sipas të ardhurave,…
Real Madridi po e monitoron nga afër Ligën Premier këtë sezon sepse ka pesë objektiva për afatet e ardhshme të…