Sipas autoriteteve brenda Apple, po bëhen disa ndryshime kryesore në dizajnin e iPhone 13 që do të dalë në shtator të këtij viti, transmeton albinfo.ch.
Veçohet se ndryshimi i dukshëm është se pjesa ku vendoset kamera ballore në ekran po zvogëlohet. Kjo pjesë e ekranit përmban Face ID dhe teknologjinë e skanimit të fytyrës. Sipas ekspertëve të teknologjisë mendohet që ky model i ri do të rikthejë dhe teknologjinë e Touch ID.
None found
Blogu japonez i Apple MacOtakara ka ndarë modelin e këtij dizajni të ri. Blogu është i njohur për shpërndarjen e informacioneve nga Apple në botën e teknologjisë dhe zbulon dizajnet sekrete përpara publikimit të tyre zyrtar.
Sipas MacOtakara, pjesa ku është vendosur kamera ballore do të tkurret nga 34.83 mm në vetëm 26.8 mm dhe lartësia e saj do të rritet nga 5.3 mm në 5.35 mm. Kjo do të thotë se do të jetë më i gjatë dhe dukshëm më i gjerë. Zvogëlimi i kësaj pjesë do i japë përdoruesve të iphone-ve më shumë hapësirë në ekran.
Apple nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me këto ndryshime dhe nuk mendohet se do kemi një deklaratë zyrtare nga Apple deri në zbulimin zyrtar në Shtator.
Vesa dhe Big Basta kanë folur hapur për marrëdhënien e tyre, thashethemet për një ndarje të mundshme dhe planet për…
Një tragjedi e rëndë ka tronditur Plant City në Florida, ku një baba 34-vjeçar ka vrarë gruan dhe tre fëmijët…
Sot, më 20 nëntor, shënohet 33-vjetori i një prej tragjedive më të rënda ajrore në historinë e Maqedonisë së Veriut.…
Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në kushte kur ekziston një…
Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka lëshuar akuza të forta ndaj Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si një…
Një moment emocionues dhe krejtësisht i papritur ka ndodhur në Parlamentin e New South Wales në Australi, ku deputeti liberal…