Categories: tech

Microsoft do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Gjiganti teknologjik, Microsoft ka ndryshuar politikën dhe nga muaji i ardhshëm do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve të jenë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, në mënyrë që të kenë qasje në zyrat dhe hapësirat tjera punuese në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Kjo kompani ka njoftuar punëtorët të martën se do të kërkojë “dëshmi të vaksinimit për të gjithë punëtorët, dhe mysafirët që hyjnë në ndërtesat e Microsoftit në SHBA”, ka raportuar Seattle Times sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press.

Të lidhura

None found

Kompania ka thënë po ashtu se të ketë procedura tjera për punëtorët, të cilëve problemet shëndetësore ua pamundësojnë vaksinimin.

Prindërit e fëmijëve që janë shumë të rinj për të marrë vaksinën do të mund të punojnë nga shtëpitë deri në muajin janar, ka thënë kompania.

Edhe kthimi i pjesës tjetër të punëtorëve nëpër zyre është shtyrë për një muaj, përkatësisht 4 tetor.

Kërkesa e kompanisë për vaksina nuk do të zbatohet jashtë SHBA-së, për shkak të dallimeve ligjore nga një shtet në tjetrin.

Politika e re rreth vaksinimit vjen pas vendimit të njëjtë të marrë nga gjigantët tjerë teknologjikë si Google dhe Facebook, ashtu sikurse Disney dhe Walmart.

të fundit

Arsenal përgatit gjashtë lëvizje për verën, Rogers mbetet mes objektivave kryesorë në ‘Emirates’

Arsenal raportohet se po punon për deri në gjashtë marrëveshje transferimesh gjatë kësaj vere, me sulmuesin e Aston Villës, Morgan…

2 minutes ago

Berisha flet për shpalljen non-grata të Ikballe Hudutit dhe shpjegon foton me Ahmedinaxhadin

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, reagoi për shpalljen non-grata të Ikballe Hudutit, ndërsa sqaroi edhe arsyen pse ajo është fotografuar…

2 minutes ago

Qeveria i jep falas 88.5 hektarë në Vlorë kompanisë turke RAMS Albania

Në mbledhjen e 30 qershorit, Këshilli i Ministrave miratoi transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të…

3 minutes ago

Vllaznia bie sërish në testet miqësore, Lokomotiva e Zagrebit përmbys shkodranët në Slloveni

Lokomotiv Zagreb - VllazniaVllaznia është mposhtur përsëri në miqësore [...]Read More...

7 minutes ago

The trial in the “Pulse” case continued today with SSI evidence, next hearing on July 6

Me prezantimin e provave materiale nga Prokuroria sot në seancën gjyqësore në “Idrizovë” vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls”,…

12 minutes ago

Skopje Airport installs modern security scanners; electronic devices will no longer need to be removed from bags

Aeroporti i Shkupit ka lëshuar në përdorim skanerët e rinj të sigurisë, dy tomografitë kompjuterike, në vlerë prej rreth 1…

13 minutes ago