Categories: tech

Mercedes zgjeron praninë edhe në sektorin e mbrojtjes

Pas Volkswagen-it, edhe Mercedes po e drejton një pjesë të veprimtarisë së saj drejt industrisë së mbrojtjes. Prodhuesi gjerman është duke përgatitur një partneritet me një kompani të specializuar në prodhimin e dronëve, ndërsa njëkohësisht ka firmosur edhe një kontratë prej 1 miliard eurosh me Ministrinë e Mbrojtjes së Lituanisë për furnizim me automjete ushtarake.

Sipas Financial Times, Mercedes-Benz pritet të bashkëpunojë me startup-in Tytan Technologies, që merret me prodhimin e dronëve interceptues.

Të lidhura

None found

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Mercedes do të sigurojë furgonë Sprinter dhe mjete sportive G-Class, të destinuara për transportin e sistemit “Drone Defender”, një platformë e lëvizshme për lëshimin e dronëve.

Raporti thekson se ky sistem pritet të kushtojë më pak se zgjidhjet rivale dhe të bëhet i disponueshëm më shpejt sesa sistemet më të ndërlikuara të projektuara për përdorim në vijën e parë të frontit.

Tytan Technologies, që fokusohet në zhvillimin dhe prodhimin e dronëve autonomë interceptues të drejtuar nga inteligjenca artificiale dhe bashkëpunon me Ukrainën, synon që prodhimin ta nisë deri në fund të këtij viti.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Mercedes, Ola Källenius, ka deklaruar së fundmi për Wall Street Journal se kompania mund ta zgjerojë praninë e saj në fushën e mbrojtjes, por pa e kthyer atë në aktivitetin e saj kryesor, pasi do të mbetet një sektor i veçantë.

Krijimi i këtij sistemi të ri po ndodh në një periudhë kur në Gjermani po shtohen shqetësimet për sulme të mundshme me dronë ndaj infrastrukturës kritike.

Së fundmi, Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës u ka kërkuar kompanive gjermane të marrin masa mbrojtëse kundër dronëve, pasi në vitet e fundit është konstatuar një rritje e ndjeshme e pranisë së tyre, sidomos pranë aeroporteve dhe objekteve ushtarake.

Ndërkohë, Mercedes ka nënshkruar edhe një marrëveshje me vlerë 1 miliard euro me qeverinë e Lituanisë për furnizimin e forcave të armatosura të vendit me automjete Mercedes-Benz G-Class si dhe me kamionë ushtarakë Unimog, Zetros dhe Arocs, të prodhuar nga Daimler Truck.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Lituanisë, marrëveshja parashikon që dorëzimet e automjeteve të realizohen në mënyrë graduale nga viti 2026 deri në vitin 2032.

Tags: mercedes

të fundit

Bellingham i jep Anglisë avantazhin dhe e çon pranë gjysmëfinales

Jude Bellingham e ka afruar Anglinë një hap larg gjysmëfinales së Kupës së Botës, duke shënuar golin e epërsisë 2-1…

6 minutes ago

Anglia dhe Norvegjia pa fitues në kohën e rregullt, çerekfinalja vendoset në vazhdime

Çerekfinalja mes Anglisë dhe Norvegjisë nuk prodhoi fitues pas 90 minutave të rregullta (1-1), me ndeshjen që shkon në vazhdime.…

30 minutes ago

Bellingham i jep përgjigje golit spektakolar të Schjelderup, 1-1 pas pjesës së parë

Norvegjia dhe Anglia kanë shkuar në pushimin mes pjesëve në barazim 1-1, pas një pjese të parë shumë interesante në…

2 hours ago

Heavy traffic at Qafë-Thanë, citizens face kilometer-long queues

Pika e Kalimit Kufitar e Qafë-Thanës është përfshirë nga një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh këtë fundjavë, duke shkaktuar radhë kilometrike…

2 hours ago

Dua Lipa Speaks for the First Time About the Protests in Albania

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka komentuar për herë të parë çështjen e Zvërnecit. Në një bisedë të…

2 hours ago

Two cars crash on the Elbasan–Librazhd stretch, one woman remains trapped in the vehicle

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit…

2 hours ago