Plani i Microsoft për ti dhënë fund mbështetjes për sistemin operativ Windows 10 mund të rezultojë në dërgimin e 240 milionë kompjuterëve në landfille sipas Canalys Research.
Mbetjet elektronike nga këto kompjuterë përllogariten në 480 milionë kilogram ose e barabartë me 320 mijë makina.
None found
Ndërsa shumica e kompjuterët mbeten funksionale edhe pas ndërprerjes së mbështetjes për sistemin operativ, Canalys paralajmëron se kërkesa për pajisje pa përditësime sigurie do të jetë e ulët.
Microsoft zbuloi planin për të ofruar përditësime sigurie me pagesë për pajiset Windows 10 deri në Tetor në 2028.
Nëse struktura e çmimeve për përditësime shtesë të Windows 10-ës është e njëjtë me skemat e aplikuara në të kaluarën, migrimi drejt kompjuterëve më të rinj do të ishte zgjidhja më e mirë në aspektin e kostos duke rritur kështu numrin e kompjuterëve që do të shkojnë në mbeturina sipas Canalys.
Microsoft synon ti japë fund mbështetjes për Windows 10-ën në Tetor të 2025. Gjenerata e ardhshme e sistemit operativ, që mendohet se do të sjellë teknologjinë e inteligjencës artificiale tek kompjuterët, do të rriste kërkesën në një treg kompjuterësh në rënie.
Hardisqet përdorur në kompjuterët personalë dhe serverët për ruajtjen e të dhënave riciklohen dhe materialet e tyre përdoren në motorët e makinave elektrike ose për gjenerimin e energjive të rinovueshme.
Firma e riciklimit të baterive Redwood Materials tha se bateritë mund të riciklohen pothuajse pafundësisht për të rikuperuar metale si litiumi, kobalti, nikeli dhe bakri. /PCWorld Albanian
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:15 në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy…
Lindrit Kamberi ka debutuar me fanellën e Kosovës në barazimin 0-0 ndaj Izraelit, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të…
Sulmuesi Fisnik Asllani thotë se Kosova duhet t’i kërkojë vetëm pikët e plota me Irlandën, ndërsa është i dëshpëruar me…
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është shprehur i dëshpëruar pas barazimit pa gola ndaj Izraelit, duke theksuar se…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i zhgënjyer për rastet që nuk i shfrytëzoi skuadra sidomos në pjesën e…
Kërkesa e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste ka shkaktuar kundërshti brenda…