Mbetjet e një rakete SpaceX, të cilat prej kohësh enden pa kontroll në hapësirë, pritet të godasin Hënën pasi kanë lëvizur në orbitë me një shpejtësi prej rreth 2.43 kilometrash në sekondë.
None found
NASA parashikon që përplasja të ndodhë rreth orës 07:35, duke sqaruar se ngjarja nuk përbën asnjë rrezik për Tokën.
Bëhet fjalë për pjesën e sipërme të një rakete Falcon 9, e cila peshon mbi 4,000 kilogramë dhe ka përmasa të krahasueshme me një ndërtesë pesëkatëshe. Pas përmbushjes së misionit, ajo mbeti në hapësirë dhe vijoi lëvizjen e pakontrolluar.
Ekspertët thonë se momenti i goditjes nuk do të mund të shihet nga Toka me sy të lirë. Megjithatë, personat që kanë në dispozicion teleskopë të fuqishëm mund të arrijnë të dallojnë një shkëndijë të shkurtër mbi sipërfaqen hënore gjatë përplasjes.
Zëdhënësi i NASA-s, Jimi Russel, deklaroi se agjencia do të vazhdojë monitorimin e zonës së impaktit për qëllime shkencore, ndërsa nënvizoi se “nuk ka rrezik për Tokën”.
Nga kjo ngjarje, shkencëtarët e NASA-s synojnë të grumbullojnë të dhëna hënore dhe të përmirësojnë metodat e përdorura për gjurmimin e objekteve në hapësirë.
“Është diçka vërtet e madhe që po përplaset me Hënën. Nuk është aspak e rrezikshme, ne mund ta shikojmë shfaqjen“, tha Dr. Matt Bothwell, astronom publik në Universitetin e Kembrixhit.
Polestar ka prezantuar konceptin e ri Formula 2030, një veturë elektrike sportive me dizajn futurist që ofron një pasqyrë të…
Ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar mendim nga…
Spitali modular në Kumanovë do të ripërdoret për nevojat e Departamentit të Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit në Spitalin e Përgjithshëm…
Momente paniku në bordin e një avioni të kompanisë Ryanair që udhëtonte nga Barcelona drejt Venecias, pasi papritur u aktivizua…
Ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës paraprake për Nikoll Radaçin, i akuzuar për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit…
Mesfushorit të talentuar Edion Dërguti iu pamundësua një hap i madh në karrierë, kalimi te gjiganti spanjoll Sevilla, nga klubi…