Platforma e mediave sociale X, dikur Twitter, po hetohet për dyshime se ka thyer ligjin e BE-së për dezinformimin, përmbajtjen e paligjshme dhe transparencën, ka njoftuar Komisioni Evropian.
Vendimi për të nisur procedurat formale të shkeljes kundër kompanisë, në pronësi të miliarderit amerikan Elon Musk, vjen disa javë pasi X iu kërkua të sigurojë prova të pajtueshmërisë me ligjet e reja të krijuara për të eliminuar gjuhën e urrejtjes, racizmin dhe lajmet e rreme nga platformat në BE.
Sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale, i cili hyri në fuqi në gusht, një kompani mund të gjobitet me 6% të të ardhurave të saj globale ose të ndalohet të operojë në të gjithë BE-në nëse zbulohet se ka shkelur ligjin.
Thierry Breton, komisioneri i BE-së i ngarkuar për zbatimin e DSA, konfirmoi hetimin në një postim në platformën e Musk.
“Sot ne hapim procedurat formale të hetimit ndaj X,” shkroi ai, duke thënë se masa ishte mbi bazën e “shkeljes së dyshuar të detyrimeve për të kundërshtuar përmbajtjen e paligjshme dhe dezinformimin; shkelje e dyshuar e detyrimeve të transparencës dhe dizajn i dyshuar mashtrues i ndërfaqes së përdoruesit”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të zhvillojë këtë të mërkurë një takim me presidentin Donald Trump. Fokusi i bisedimeve do…
5 mijë persona kanë protestuar ditën e sotme në Milano, kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, ceremonia hapëse e së…
Një raport i mirë mes Selin dhe Gimbos tashmë është parë dhe kuptuar nga të gjithë banorët dhe publiku. Por…
Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është i vetmi banor…
Policia e Shtetit publikoi sot një bilanc të punës së kryer gjatë muajit janar. Policia njoftoi se gjatë muajit janar…
Në një rrëfim për jetën e saj, Jonida Shehu ka folur në “S’e luan topi” dhimbjen e humbjes së prindërve.…