tech

Kjo është makina e parë në botë me filtra anti-Covid

Funksionon duke kondensuar lagështinë nga ajri i kabinës dhe duke e kthyer atë në nanogrimca të ngarkuara elektrike.

Range Rover ka sjellë një risi të re në treg. Kompania e automobilëve ka krijuar një makinë me teknologji të avancuar të filtrave anti-Covid.

Është vërtetuar shkencërisht, shpjegojnë teknikët britanikë, se teknologjia e avancuar nanoe redukton në mënyrë të ndjeshme viruset dhe bakteret, duke përfshirë edhe virusin SARS-CoV-2.

Kjo teknologji inteligjente është aktive në ajër, në këtë mënyrë grimcat e dëmshme nuk duhet të kalojnë përmes një filtri për t’u bllokuar dhe për t’u neutralizuar.

Funksionon duke kondensuar lagështinë nga ajri i kabinës dhe duke e kthyer atë në nanogrimca të ngarkuara elektrike. Pajisja prodhon triliona radikale hidroksil (OH) të mbështjella me molekula uji me madhësi nanometrike, të cilat reagojnë me ndotësit në ajër.

Sistemi ofron 20 herë më shumë radikale hidroksil se në të kaluarën, me një njësi të dytë për pasagjerët prapa, që ndihmon në ruajtjen konstante të cilësisë së ajrit në të gjithë kabinën.

Këto nuk janë teknika apo teori të çmendura të shtëpive automobilistike: testet e pavarura kanë treguar se përdorimi i Cabin Air Purification Pro për më shumë se 30 minuta është 97% efektiv në eliminimin e viruseve, baktereve dhe substancave ndotëse. Dhe se Nanoe ka treguar eliminim mbi 99% të Covid-19.

Sistemi i ri i pastrimit të kabinës – shpjegojnë teknikët – shfaq nivelet e cilësisë së ajrit PM2,5, brenda dhe jashtë, në ekranin qendror me prekje .

Për të përmirësuar cilësinë e ajrit të kabinës, ai përfshin edhe menaxhimin e CO2, që funksionon në harmoni me funksionin Purify, i cili mund të aktivizohet nëpërmjet ekranit me prekje. Këto funksione ndërveprojnë me termorregullatorin e kabinës për të gjetur ekuilibrin më të mirë midis pastërtisë së ajrit dhe komoditetit të pasagjerëve.

Funksioni i CO2 Management është një përmirësim i sistemit të pastrimit të kabinës. Ai monitoron përqendrimin e dioksidit të karbonit në kabinën e pasagjerëve dhe fut në mënyrë selektive ajër të pastër, i cili ndihmon në ruajtjen e përqendrimit të shoferit.

Klienti mund ta përdorë gjithçka nga jashtë, përpara se të hyjë në makinë, me aplikacionin e dedikuar, falë funksionit “spastrimi i kabinës” dhe “pastrimi i kabinës”.

të fundit

Berisha publikon pamjet: Çfarë ndodhte në qendrat e votimit më 11 Maj (VIDEO)

Ditën e sotme, kreu demokrat Sali Berisha, ka vijuar me denoncimet për atë që ai e konsideron si “farsë elektorale”,…

25 minutes ago

Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje këmbësoren

Këtë të hënë rreth orës 12:10, një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçareje , është regjistruar në aksin rrugor…

43 minutes ago

Sali Berisha: Vijon lufta e PD për votën e lirë, sot paraqitëm në PPE, 11 maji farsë e tipit të Zimbabves 30 vite më parë

Këtë të hënë, kryetari i PD-së Sali Berisha, mbajti konferencën e radhës me gazetarët nga selia blu. Kryedemokrati theksoi edhe…

49 minutes ago

Partia Socialiste nis përgatitjet/ Zgjedhje të reja në tre Bashki në vjeshtë, Blendi Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

Sekretar i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, deklaroi se vjeshta është periudha e përshtatshme për ta kryer procesin zgjedhor në…

59 minutes ago

Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim “kokë më kokë” me Ulsi Manjën (FOTO)

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto, ku dy ministrat e Edi Ramës janë duke zhvilluar një takim “kokë më…

1 hour ago

Zgjedhjet e 11 majit/ Dy partitë e mëdha vijojnë të humbin vota: Rinumërimi për qarkun e Tiranës, Dogjani “përplaset” keq me Rusmalin

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, ka arritur tashmë në ditën e pestë, proces që po kryhet…

2 hours ago