AiMOGA Robotics, divizioni i robotikës së Chery Automobile, prodhuesit më të madh kinez të automjeteve për eksport, po shqyrton mundësinë e një oferte publike fillestare për të mbledhur fonde dhe për të zgjeruar aktivitetin.
None found
Presidenti i Chery International dhe drejtuesi i biznesit, Zhang Guibing, i tha Reuters se kompania ka nisur bisedimet për identifikimin e tregjeve ku mund të realizohet listimi. Megjithatë, ai nuk bëri të ditur as datën e mundshme dhe as bursën ku do të zhvillohej IPO-ja.
Sipas Zhang, dalja në bursë do t’i siguronte AiMOGA-s kapitalin e nevojshëm për avancimin e teknologjisë, ndërsa njëkohësisht do të përmirësonte transparencën, qeverisjen dhe mënyrën e funksionimit të kompanisë.
Kompania u krijua si inkubator i Chery në janar 2025 dhe deri tani ka shpërndarë më shumë se 3,000 robotë në tregje të ndryshme të botës. Rreth 2,000 prej tyre janë dërguar jashtë Kinës, ndërsa aktiviteti i saj shtrihet në mbi 60 vende dhe rajone.
Një sektor ku AiMOGA po zgjeron aktivitetin është prodhimi i robotëve humanoidë për shërbimet policore. Në fillim të këtij viti, kompania prezantoi modele të destinuara për kontrollin e trafikut, drejtimin e turmave dhe rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë publike. Deri tani, rreth 110 njësi janë vendosur në qytete të ndryshme të Kinës.
Zhang tha se menaxhimi i trafikut shihet si një prej aplikimeve më premtuese, pasi punonjësit e policisë duhet të veprojnë në kushte me temperatura të larta ose të ulëta, ndotje dhe rrezik të konsiderueshëm aksidentesh. Sipas kompanisë, këta robotë mund të kenë përdorim edhe në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Juglindore.
Sektori i robotikës humanoide në Kinë po zhvillohet me ritme të shpejta. Në të po hyjnë me investime të mëdha si prodhuesit e automjeteve, ashtu edhe kompanitë teknologjike, ndërsa gara mes tyre është krahasuar me konkurrencën që shënoi industria kineze e automjeteve elektrike në fazat e para të rritjes së saj.
Paralelisht me këtë zhvillim, është shtuar edhe vëmendja e investitorëve ndaj robotikës. Prodhuesi kinez Unitree pati një rritje të fortë në debutimin në bursën e Shangait, ndërsa kompani të tjera të kësaj fushe po analizojnë gjithashtu mundësinë e listimit.
Megjithatë, Zhang vlerësoi se gara do të jetë e ashpër, sidomos sa i përket kostove. Ai paralajmëroi se gjatë viteve të ardhshme sektori mund të përballet me një proces konsolidimi.
AiMOGA synon të reduktojë varësinë nga tregu kinez dhe të zgjerohet jashtë tij. Robotët e shërbimit dhe robotët shoqërues pritet të jenë ndër produktet kryesore që do t’u ofrohen klientëve në tregjet e huaja.
Lidhur me mundësinë e hyrjes në tregun amerikan, Zhang tha se kompania dëshiron t’u shërbejë konsumatorëve në mbarë botën. Ai shtoi se zgjerimi ndërkombëtar do të kërkojë përshtatjen me rregulloret dhe kërkesat e ndryshme të konsumatorëve në secilin treg.
Sipas Zhang, robotikës humanoide mund t’i nevojiten rreth 10 vite për të arritur pjekurinë teknologjike që do të lejonte përdorimin e saj në shkallë të gjerë.
Në një situatë aspak të zakonshme në lagjen Karposh të Shkupit, një automjet ka mbetur i parkuar në rrugë edhe…
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se janë duke u zbatuar gjobat financiare…
Donald Trump po ndryshon fushën e betejës me Iranin, por jo objektivin. [...]Read More...
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të lidhur ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe të…
Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se, pas një konflikti verbal me drejtuesin e një autobusi,…
Egnatia - LillestromEgnatia zhvilloi paraqitje dinjitoze kundër Lillestrom në Rrogozhinë, ndeshje e vlefshme për fazën Play-Off të Europa League, ama…