Përdorimi i telefonit në situata të papërshtatshme, të tilla si gjatë kohës që jeni në klasë, kalimi në rrugë ose ngasja e makinës është një shenjë e përdorimit problematik të telefonit, kanë sugjeruar ekspertët.
Për shkak të hulumtimeve të pamjaftueshme, varësia nga telefoni nuk është në të vërtetë një diagnozë zyrtare, e pranuar nga ana mjekësore.
Megjithatë ka kritere që ekspertët kanë përdorur për të përshkruar sjelljet dhe mendimet që tregojnë mungesë kontrolli mbi përdorimin e telefonit.
Nëse e keni të vështirë të largoheni nga telefoni juaj këto ditë, ja disa mënyra për të filluar një lëvizje të duhur në këtë drejtim, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Regjistroni sa kohë përdorni telefonin tuaj
Gjithashtu e rëndësishme është fillimisht vlerësimi i kohës që kaloni në telefonin tuaj duke e regjistruar atë manualisht ose duke përdorur të dhënat e kohës së ekranit të smartphone-it tuaj, tha Bufka.
Vendosni afatet kohore
Pasi të dini se cilat janë dobësitë tuaja, vendosni në smartphone tuaj një kohëmatës që do t’ju tregojë se keni arritur sasinë e kohës që ju lejohet të përdorni për ditën në atë sit të veçantë”, sugjeroi Bufka.
Heqni dorë nga frika e humbjes
Kundërshtoni frikën duke i kujtuar vetes mënyra të tjera për t’u lidhur me njerëzit që ju interesojnë në të vërtetë. Përmirësimi i cilësisë së kohës suaj në internet mund të përfshijë gjithashtu ndarjen e listës të gjërave të cilat po ndiqni.
Çaktivizoni njoftimet
Çaktivizimi i njoftimeve të panevojshme mund të ndihmojë në kufizimin e tundimeve që çojnë në minuta ose orë kohë të padëshiruar të ekranit.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësi të Madhe. Policia bën…
E ardhmja mund të jetë një botë ku IA krijon reklamat, i targeton dhe i lexon vetë. Ndërkohë, ekspertët e…
Bayern Munich, e ka nisur me trofe sezonin e ri, duke fituar Superkupën e Gjermanisë. Bavarezët mundën 1-2 Stuttgartin në…
Presidenti rus Vladimir Putin, ka kërkuar kontrollin e rajoneve lindore të Ukrainës si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, gjatë një…
Sot, më 17 gusht 2025, dollari amerikan. blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro. blihet me 96.2…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do…