Në një mbrëmje të kuruar me elegancë, përmbajtje të lartë dhe ambicie të qartë për të ndërtuar një treg investimi të strukturuar në Shqipëri, Keiretsu Forum Southeast Europe (SEE) organizoi në Tiranë Pitch Day-in e radhës, një ngjarje që solli bashkë startup-et më premtuese nga Shqiperia dhe Kosova dhe investitorët më aktivë në skenën e angel investing.
Pas një përzgjedhjeje konkurruese, vetëm 5 startup-e arritën të fitojnë të drejtën për të pitch-uar para një audience të përbërë nga investitorë engjëj, fonde të huaja dhe liderë të ekosistemit të inovacionit në Ballkan.
Eventi u hap me një Fireside Chat të veçantë, ku Enrico Baldassarri, një emër me mbi tre dekada përvojë drejtimi në kompani si Johnson & Johnson, Revlon, Reckitt Benckiser dhe Procter & Gamble, ndau perspektivën e tij mbi rritjen e qëndrueshme, transformimin e biznesit dhe rëndësinë e guximit strategjik në sipërmarrje.
Biseda, e moderuar nga Ravik Mima, CEO i Keiretsu Forum SEE, solli vlera konkrete për investitorët dhe themeluesit e pranishëm.
Në vijim, pesë startup-e inovative prezantuan vizionin e tyre:
1. Onemor – një platformë globale për trajnimet fitness, që synon të bëhet “Fitness OS”.
2. Giftera – një platformë digjitale për dhuratat e personalizuara që lidh markat me konsumatorët në mënyrë të re dhe efektive.
3. Bliss – shërbim terapie online për diasporën shqipfolëse dhe më gjerë, i bazuar në përputhje të zgjuar përmes AI.
4. EU Presence – shërbime për përputhshmëri me rregulloret e BE-së për bizneset që operojnë pa entitet në Europë.
5. MedApp – një aplikacion për menaxhimin e dokumentacionit shëndetësor dhe historikut mjekësor familjar.
Mind Sharing Session-i që pasoi u organizua si një hapësirë e mbyllur për investitorët, ku u diskutuan interesat konkrete për bashkëpunim dhe bashkëinvestim. Atmosfera profesionale u shoqërua më vonë nga një koktej networking dhe muzikë live, duke përforcuar ndjesinë se angel investing në rajon po bëhet gjithnjë e më i prekshëm dhe funksional.
Keiretsu Forum SEE, pjesë e rrjetit të themeluar në San Francisko dhe aktiv në 60+ kapituj në të gjithë botën, po ndërton me ritëm të shpejtë një komunitet të përkushtuar investitorësh në Shqiperi e më gjerë në rajonin e Evropës Juglindore. Me fokus të veçantë në fuqizimin e investitorëve vendas, përfshirjen e diasporës dhe krijimin e një grupi të dedikuar për gratë investitore, forumi po e pozicionon Tiranën si një nyje kyçe për inovacion dhe akses në kapital duke u përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme mes investitorëve dhe startup-eve.
Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.…
Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe…
Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.…
Qyteti i Elbasanit është goditur nga moti i keq mesditën e sotme, rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake, disa zona…
“Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që do të na shohësh atje lart, por Dinos, unë…