Nuk do t’i shikoni më kurrë emoji-t në të njëjtën mënyrë pasi një përdorues në TikTok zbuloi se po i përdorim disa prej tyre gabim.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Bobby Moore, i cili ka pothuajse tetë milionë ndjekës, zgjodhi katër emoji që thotë se njerëzit priren t’i përdorin gabimisht.
None found
Sigurisht, nuk ka rregulla strikte me emoji-t, gjithçka ka të bëjë me interpretimin.
Edhe pse mund të parandalojë keqkuptimet e turpshme në të ardhmen, transmeton Telegrafi.
Emoji i ‘puthjes’
Shumica e njerëzve e përdorin këtë emoji për të përcjellë një puthje.
Por sipas Bobby-t, kjo nuk është plotësisht e saktë.
“Në fakt simbolizon fishkëllimën”, pohon ai.
Emoji me ‘grusht’
Emoji në fotografi nuk përfaqëson një grusht, thotë përdoruesi në TikTok, në fakt sipas tij kjo figurë përfaqëson një simbol respekti.
Emoji i ‘lutjes’
Shumica e njerëzve mendojnë se emoji me duart e bashkuara në ajër përfaqëson lutjen, por me sa duket nuk është plotësisht kështu.
“Emoji mund të përdoret gjithashtu si një simbol ‘high-five’”, thotë Bobby.
Emoji me gishtin poshtë
Herën tjetër që dikush ju dërgon këtë emoji, do të ishte mirë t’i pyesni për gjendjen e tyre.
Kjo sepse nuk do të thotë gjithmonë që ky emoji nënkupton të shikoni poshtë.
Emoji mund të përdoret gjithashtu si një shenjë kur nuk ndjeheni mirë dhe jeni me disponim të keq.
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…